Bano: Votoni më 6 mars për të ndëshkuar ata që përbuzën Lushnjën! Dera ime do jetë e hapur për këdo, pa dallime politike

E Enjte, 03 Mars 2022 17:18

 

Kandidati i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë' për Bashkinë Lushnjë, Elton Bano, deklaroi në mbyllje të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit se nuk ka rënë pre e kundërshtarëve ndërsa theksoi se shpresën për ndryshim e ka parë kudo, në çdo fytyrë e çdo shtrengim dore. Bano i bëri thirrje lushnjarëve që ta votojnë të dielën e 6 marsit për të bërë ndryshimin.

"Nuk ka asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se besimi juaj. Angazhohemta përkthej atë në zhvillim të qytetit tonë, duke qenë zëri i lushnjarëve pa dallim."-tha Bano.

Elton Bano deklaroi se janë përballur me problematika pafund në Lushnjë, duke nisur nga varfëria, papunësia, paga dhe pensione të ulëta.
"Buqjësia në ditët më të errëta, arroganca e pushtetarëve të pangopur ka kaluar çdo cak human. Arti, kultura dhe shkolla në degradim. Edhe spitali i Lushnjës po degradon, specialistët kanë ikur. Shumë probleme të tjera kanë vrarë shpresën dhe të rinjtë po largohen."-tha Bano.
Ndër të tjera ky i fundit theksoi se pushteti i zgjedhur për t'i shërbyer qytetarëve është kthyer në instrument pengues e sundues mbi shqoërinë.

"Janë cënuar parimet e shtetit ligjor, ëshët cënuar demokracia. Të gjithë po vuajmë, të majtë e të djathtë. Vota jonë të dielën do jetë votë për familjen tonë dhe për të ndëshkuar ata që përbuzën qytetin."-tha Bano.

Në përfundim, Bano tha se çdokush që ka të drejtën e votës duhet të marrë në dorë fatin e qytetit të dielën, ditën e zgjedhjeve të pjessme.

"Të ndahemi nga premtimet e përsëritura, ku premtimet kthehen në mashtrime. Ky mandat 1-vjeçar mjafton për një fillim të mbarë, do i themi ndal këtij pushteti, unë nuk do t'ju zhgënjej. Në cilësinë e kryetarit dera do jetë e hapur për të gjithë qytetarët e mi pa dallime politike. Ju siguroj se s’kam asnjë ambicie tjetër veçse t’ju shërbej me ndershmëri. Ju ftoj më 6 mars të tregoni dashurinë për Lushnjën për ndryshimin që do të ndodhë."-tha Bano

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...