Berisha: Rama kërkon të plaçkisë Durrësin! Votoni për të mbrojtur të ardhmen e qytetit

E Enjte, 03 Mars 2022 19:04

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha mbylli fushatën elektorale në Durrës, ku kandidon për kryetar bashkie Ardian Muka, përfaqësues i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë'.

Berisha kërkoi votat për Mukën të dielën, duke deklaruar se vota për kandidatin e opozitës, është votë për të mbrojtur të ardhmen e qytetit.

Duke iu referuar aferës së Portit, Berisha tha se po zhvillohet një betejë e padukshme mes Durrësit të shekullit të mijëvjeçarëve dhe mafies qeveritare të kryesuar nga Edi Rama.

 

 

"Ju garantoj se çdo votë për Ardi Mukën do të jetë votë për shërbime ndaj jush, do të jetë votë për të rikthyer bashkinë e Durrësit qytetarëve të saj të nderuar, do të jetë votë për një pushtet të ri i cili do të ketë në epiqendër qytetarin hallet, dertet, nevojat e tij.

 

Por vota e 6 marsit në Durrës është një votë kombëtare, votë e një rëndësie të jashtëzakonshme. As 200 m larg nga ky shesh zhvillohet e padukshme një betejë midis Durrësit të shekullit të mijëvjeçarëve dhe mafies qeveritare të kryesuar nga Edi Rama i cili kërkon t’ju plaçkisë Durrësin. Jo më pak se 820 mijë km2 baraz me 1 mijë euro për çdo banor qytetar të Durrësit. Është votë për të mbrojtur pronat, për të mbrojtur historinë, për të mbrojtur të ardhmen e Durrësit, por edhe të Shqipërisë. Vota e Durrësit ka një rëndësi vendimtare për t’i dhënë çdo shqiptari mesazhin e madh të ndryshimit, për të ngjallur shpresë dhe ndryshim në zemrat dhe mendjet e mbarë shqiptarëve. Ndryshimi i Durrësit është ndryshimi i Shqipërisë ndaj dhe me 6 mars mbarë kombi pret nga ju votën e ndryshimit, votën e shpresës, votën për Ardi Mukën, votën për koalicionin Shtëpia e Lirisë.

Me 6 mars me votën tuaj ju keni një rast epik do të thosha për të mbjellë shpresë në çdo zemër shqiptare. Ju keni një rast të jashtëzakonshëm për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme në mënyrë që Shqipëria të çlirohet nga narkoshteti, të çlirohet nga shteti i bandave dhe plaçkitjeve, dhe të rivendosë ligjin, të rivendosë të drejtë, të rivendosë shpresën dhe të ardhmen si perspektivë për çdo shqiptar.

Të dashur miq, Durrësi, spiranca e kombit me perëndimin pret prej kaq e kaq vitesh, afrimin me BE, të cilin Edi Rama me regjimin e tij e shndërroi në një horizont që nuk e kapim dot, në një horizont që largohet nga ne. Ndaj dhe ju takon ju durrsakëve që në 6 mars të votoni për vokacionin perëndimor, për integrimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer të shqiptarëve.

Me 6 mars ju votoni për të nderuar idealet tuaja, përpjekjet tuaja, arritjet historike tuajat nën qeverisjen e PD. Sot Europa është në luftë, sot diktatori gjakatar i Kremlinit ka shpalosur ushtritë e tij dhe vret në rrugë dhe qytetet e Ukrainës njerëz të lirë. Merr pavarësinë e një vendi të lirë. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqipërinë në NATO e anëtarësoi qeveria e PD. Mos harroni se Edi Rama vetëm pak vite më parë do të quante NATO-n si nata dhe do të protestonte në një miting me portretet e Enver Hoxhës kundër anëtësimit në NATO. Vota në 6 mars është votë për idealet tuaja euroatlantike, është votë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...