Berisha në Durrës: Luan Hoti monopolist, fushatën ia bën Spartak Braho

E Enjte, 03 Mars 2022 19:56

 

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në Durrës, ku prezantoi kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka, deklaroi se Luan Hoti është një demokrat i kthyer në monopolist.

Berisha thekson se Luan Hotit ia bën fushatën Spartak Braho e një fakt i tillë është i pafalshëm.

 

“Krahas saj garon edhe një ish-demokrat i shndërruar në monopolist, Luan Hoti. Dy fjalë dua t’i them.

 

 

Ke zgjedhur Lul Bravën, ti qofsh, që zgjedh një humbës të pashpresë të lindur dhe kampion në Shqipëri i humbjeve në 30 vite.

 

Por kjo është zgjedhja jote. Por dy gjëra nuk të falen dhe nuk ka demokrat në Durrës që mund të t’i falë. Së pari, nuk të falet monopoli. Ne jemi parti e biznesit zotëri, por anti-monopol.

Monopoli nuk është biznes i ndershëm, monopoli është lloji i biznesit korruptiv me qeverinë i ndaluar me ligj.

Ti Luan si demokrat ke shkelmuar programin e PD, partisë anti-monopol, partisë së konkurrencës së lirë. Së dyti, nuk mund të lë pa thënë, e ka marrë vesh i gjithë Durrësi se Spartak Braho me porosi të Edi Ramës, bën fushatë për Lulzim Bravën, bën fushatë për ty Luan.

Këtu i këputim të gjitha lidhjet. Ndaj, demokratëve të Durrësit u bëj thirrje, çdo demokrati dhe demokrateje, asnjë votë për Lulzim Bravën, asnjë votë për monopolet, asnjë votë për Spartak Brahon. Asgjë s’na lidh ne me ata.

Të bashkohemi në 6 mars të gjithë së bashku. Të votojmë Ardi Mukën, përfaqësuesin e shkëlqyeshëm të qytetarëve, të burrave dhe grave, të Durrësit, banorëve të tij nga Ishmi te Shkëmbi i Kavajës”, deklaroi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...