Skandali i audiopërgjimit, Balliu: Kandidati i PS në Rrogozhinë të arrestohet! Rama-Brava, të tmerruar

Premte, 04 Mars 2022 18:27

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu komentoi në Syri Tv audiopërgjimin e kandidatit të PS në Rrogozhinë i cili po blen votat për 6 marsin. Balliu tha se nga pikëpamja morale s'ka gjë më të shëmtuar ndërsa nga ajo ligjore, Memolla duhet të ishte i arrestuar.

"Ndërhyrje e drejtpërdrejtë për votën, për të manipuluar procesin zgjedhor. Nga çdo pikëpamje është blerje vote. Ku është SPAK, prokuroria? këtyre nuk iu ka ngelur gjë veçse të vjedhin votën. Ata e dinë që qytetarët nuk i duan se kanë humbur nga politikat, vjedhjet dhe arroganca e tyre."-tha Balliu.

Ndër të tjera Balliu theksoi se PS kanë vetëm një armë, blerjen e votës dhe kur kjo nuk funksionon, ata përdorin presionin për largime nga puna.

 

 

"Në këtë aspekt mendoj se jemi të qartë që duhet ishte marrë në lëvizje prokuroria për të ndaluar dhe arrestuar kandidatin e Ramës dhe Lul Bravës në Rrogozhinë. Fakti që kanë marrë këto hapa, vërteton dhe fakton se koalicioni Rama-Brava është i tmerruar nga kandidaturat e nxjerra me vullnetin e demokratëve të ‘Shtëpisë së Lirisë.’"-tha Balliu.

 

Ai komentoi dhe një tjetër denoncim nga zona e Lushnjes, për presionin ndaj nxnënësve për të shkuar në takimet elektorale të PS-së. Një professor, i bën presion nxënësve të tij që të shkojnë urgjent në takim, ose ndryshe do t’i ngelë në klasë nxënësit.

"Këto informacione i kemi edhe ne, për presion për të bërë një takim që ka dështuar dy herët e kaluara. U kërkua para një jave nga PS, është shtyrë dhe ka ardhur vetë Rama në takimin përmbyllës siç e reklamoi ai vetë. Për shkak të supermitingut të qytetarëve në Lushnjë dje nga Elton Bano, PS kërkuan me çdo mjet për një takim përmbyllës sot duke mbushur karriget me njerëz të detyruar dhe me presione të ndryshme. Këto janë vetëm disa presione në shkolla nga funksionarë të PS. Detyrojnë të rinjtë për takime. Skema që janë bërë rrugë, traditë e Partisë Socialiste. Takimi i tyre ishte i dështuar, sot u bë një takim kriminal. Të detyrosh fëmijët për të dëgjuar përfaqësuesin e Suel Çelës dhe Taulant Ballës, duhet të merren masa, prokuroria dhe policia."-tha Balliu.

Sakaq, Balliu tha se ka publikaur në rrjete sociale një formular ku i kërkohej çdo drejtori e punonjësi të qeverisë në zonën e Lushnjës, që të shtojnë numra telefoni dhe të dhëna të qytetarëve për të mbledhur sa më shumë vota.

"Kanë bërë çdo gjë për të vjedhur dhe për të bërë presion ndaj votës së lirë. Sa i përket Lushnjës, supermitingu i ka tmerruar që të bëjnë një tjetër takim. Vërteton se qytetarët janë të qartë. 15 vite janë vjedhur nga Bashkia Lushnjë, janë trajtuar me arrogancë. tani është koha të kemi një ndryshim, fati është se ka një kandidaturë të vetme të mirë në Lushnjë, është Elton Bano i ‘Shtëpisë së Lirisë’. Të çohen para përgjegjësisë ata që përfshihen në akte të tilla kriminale."-tha Balliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...