Pas monopolit të rimorkiatorëve, Rama i jep kandidatit të Bashës edhe 450 mijë m2 tokë në Karavasta

Saturday, 05 Mars 2022 09:24

 

Bashkëqeverisja Rama-Basha pasi shtiu në dorë opozitën duke vrarë zërin e protestës, tashmë ka ardhur në stadin e ndarjes së të mirave materiale.

Afera 3.8 miliardë euro e Portit të Durrësit, ku janë të përfshirë si Edi Rama ashtu edhe Lulzim Basha, është vetëm maja ajsbergut e asaj që pritet të shndërrohet në ditët në vijim, si megaafera e shekullit.

Pikërisht në Durrës po 'gatuhen' marrëveshjet e rëndësishme të bashkëqeverisjes Rama-Basha.

Fillimisht, iu dha familjes së Luan Hotit, kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Durrës, monopoli i rimorkiatorëve të anijeve dhe trageteve nga Saranda e deri në Shëngjin. Tenderi miliona euro i dhënë me firmën e kryeministrit Edi Rama ndahet mes njerëzve pranë Bashës dhe atyre të Edi Ramës. Dhe për këtë s'ka pikë dyshimi.

 

Si të mos mjaftojë monopoli i portit, sot u zbulua një tjetër aferë e Ramës me kandidatin e Bashës, Luan Hoti.

Avokati Kujtim Cakrani shkruan në Facebook se Kujtim Hoti, vëllai i Luan Hotit, ka përfituar nga qeveria 450 mijë m2 tokë në zonën e Lagunës së Karavastasë për të zhvilluar biznesin 'Agro Fish Hoti'.

Pra, bashkëqeverisja jo vetëm ka kohë që funksionon, por tashmë po jep frytet e para duke ndarë plaçkën.

Postimi i Avokatit Kujtim Cakrani
Shoqëria "Agro Fish Hoti" me pronar Kujtim Hoti nga Durrësi, sipas të dhënave është vëllai Luan Hotit kandidatit për kryetar bashkie Durrës i propozuar nga grupi deputetit Lulzim Basha.

Emri Kujtim Hotit nga Durrësi më doli përpara si përfitues i 450 dynym sipërfaqe toke të dhënë nga qeveria shqiptare në zonën e karavastasë re apo siç njihet ndryshe fshati Bedat bashkia Divjakë.

Kujtim Hoti me firmën e tij 'Agro Fish' përveç se ka zaptuar lumin e vjetër, duke mos lënë fshatarët e zonës të shfrytëzojnë burimet natyrore, tani ai në mënyrë kriminale po ju merr edhe tokat e tyre.

Pra rrënjët e kandidatit të klanit Basha për Durrësin duket se janë të thella me lidhje të forta në qeverinë putiniane të Edi Ramës.

Disponojmë kontratën e qerasë ndërmjet Ministrisë Bujqësisë dhe Agro Fish Hoti ku atij i jepet nga qeveria sipërfaqe e tokës prej 450 dylymësh për një afat 99 vjeçar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...