Baçi: Komisionerët e grupimit Basha-PS janë bërë bashkë në Lushnje, Prokuroria të nisë hetimet

Diel, 06 Mars 2022 14:07

 

Përfaqësuesi i “Shtëpisë së Lirisë”, Luan Baçi në një deklaratë për mediet nga Lushnja ku po votohet për kryetarin e ri të bashkisë, denoncoi problematikat gjatë procesit të votimit.

“Po vazhdon një administratë e bashkisë, e gjitha në dispozicion në kundërshtim me ligjin duke qëndruar para qendrave të votimit në distanca jo të lejuara nga ligji duke intimiduar qytetarët me lista nëpër duar dhe duke orientuar se ku duhet të votojnë. Në shumë qendra votimit, komisionerët të bërë bashkë dy palët e komisionit të grupimit Basha dhe të PS, janë bërë bashkë dhe kanë zënë gjithë vendet e komisionerëve. Komisioneri i “Shtëpisë së Lirisë” i kandidatit kryesor, pretendent zotit Bano nuk i kanë përcaktuar vendin e duhur në Komisionin e votimit. Kjo ka qenë një sjellje e ndërgjegjshme e këtyre komisionerëve të bërë 2 palët bashkë”, tha Baçi.

 

“Edhe në njësi të tjera vendore kemi situata të tilla, por të pa faktuara. I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për këto fakte që ne i kemi bërë publike në media dhe i garantojmë që do denoncojmë në kohë reale në çdo qendër votimit, për mos lejuar bërjen pis e këtij procesi zgjedhor”, shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...