Berisha shpartallon Bashën në Vorë/ “Shtëpia e lirisë” merr gati 4-fishin e votave të PD-së zyrtare

Diel, 06 Mars 2022 22:01

 

Edhe pse dy kandidatët e opozitës për Bashkinë e Vorës janë humbës përballë kandidatit socialist Blerim Sheraj, i cili ishte shkëputur me gati 5 mijë vota nga vendi i dytë, rezultati i shpallur mbrëmjen e sotme për Vorën tregon një hendek të madh mes opozitës së Sali Berishës dhe asaj të Lulzim Bashës.

 

Rezultati flet vetë. 2598 vota për Lulzim Vranën e “Shtëpisë së Lirisë”, ndërsa 687 vota për Ymer Markun e PD-së. Diferenca në vota është 3.7 herë më e lartë në favor të kandidatit të Sali Berishës.

 

Edhe pse janë pesë bashki të tjera për të cilat pritet të dalë rezultati, kjo e para jep një mesazh të fortë. PD-ja zyrtare në Vorë mori formën e një partie në fund të koalicionit. Ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës non-grata dhe LSI-së së rrudhur e konsumuar mori formën e partisë prijëse të opozitës.

Sa i përket rezultatit për pesë bashkitë e tjera, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se nesër do të shpallen rezultatet për to

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...