Fevziu: Basha nuk fiton zgjedhje! Njeriu ka kurajo, vjen një moment dhe thotë që s’mund të vazhdojë më

Hënë, 07 Mars 2022 08:53

 

Moderatori Blendi Fevziu është shprehur mbrëmjen e sotme se kryedemokrati Lulzim Basha nuk di të fitojë zgjedhje.

Ai tha në Klan News se basti i madh i Bashës ishin zgjedhjet e 25 Prillit, por pavarësisht koalicionit të gjerë dhe mbështetjes së Berishës, sërish humbi duke i mundësuar Partisë Socialiste mandatin e tretë.

 

“Ka një gjë shumë të thjeshtë. Unë nuk kam surprizë në rezultatet e bashkive të tjera. Mendoj që një mundësi z.Berisha të fitojë Shkodrën por duhet parë sa do të jetë përqindja e atyre që do të marrë Basha sepse sa më e lartë të jetë kjo përqindje aq më shumë u rritet mundësia socialistëve që të fitojnë bashkinë.

 

 

Problemi është shumë i thjeshtë, ka një problem Partia Demokratike, jo opozita shqiptare. Lulzim Basha nuk fiton zgjedhje. Ishte basti i vetëm dhe beteja e vërtetë e Lulzim Bashës ishte beteja e 25 Prillit. Ai ishte lideri i një opozite të bashkuar ku kishte brenda z.Berisha si mbështetës të tij brenda partisë, LSI, të gjitha partitë e tjera aleate dhe me një koalicion të tillë ai nuk arriti të mundte Ramën, madje as ta kondiciononte Ramën. Rama fitoi mbi 70 mandate i vetëm”, tha Fevziu.

 

Sipas tij, njeriu ka kurajo, ndaj vjen një moment që thotë se nuk mund të vazhdojë më, teksa shtoi se kryedemokrati duhet të largohet pasi është si një thikë pas shpine për opozitarizmin.

“Njeriu ka një kurajo. Vjen një moment që thotë unë deri këtu nuk vazhdoj dot më. Çdolloj karriere të kesh ti moj zonjë ose ti mor zotëri në qoftë se e sheh që ti je një thikë pas shpine për opozitarizmin shqiptar, ti largohesh”, u shpreh Blendi Fevziu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...