Fitoi Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia: Demokratët që humbën rrugën e kanë derën të hapur

Hënë, 07 Mars 2022 16:44

 

Bardh Spahia i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë' është zyrtarisht fitues i Bashkisë Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Spahia në një deklaratë për mediat falenderoi të gjithë demokratët e qytetarët e Bashkisë Shkodër për vlerësimin që i kanë dhënë duke e votuar. Mbështetësit e Bashës, të cilët i quajti demokratë që për një moment e kanë humbur rrugën e tyre, iu tha se derën tek ai e kanë të hapur.

"Falenderoj aleatët tanë për këtë rrugëtim, aleatët e 'Shtëpisë së Lirisë', të gjithë gazetarët që transmetuan këtë garë elektorale, dhe trupën e jashtëzakonshme të komisinerëve që mbrojtën vullnetin e qytetarëve shkodranë, shtabin tonë elektoral dhe të rinjtë që i dhanë energji kësaj gare elektorale.”-tha Spahia.

 

të tjera ai garantoi demokratët se nga nesër do jetë kryebashkiaku i të gjithë banorëve shkodranë. Për ata që nuk zgjodhën ta votojnë, duke iu referuar demokratëve të Bashës, tha se derën tek ai e kanë të hapur në çdo moment.

 

“Fillon një rrugëtim i ri, ndryshim i madh për të gjithë Shqipërinë. Do të zgjidhim të gjithë problematikat. Sot vlerësoj forcën e ndryshimit që garanton vota e lirë. Jemi në ditën ku më shumë se asnjëherë tjetër në 30 vite vumë në piedestal forcën e votës së lirë të qytetarëve shkodranë. Sot është festa e fitores.”-tha Spahia.

 

Vlen të theksojmë se Bardh Spahia ka fituar Bashkinë Shkodër me një diferencë rreth 2 mijë vota nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...