7 Marsi/ Dita për t’i uruar mësuesit dhe denoncuar qëndrimin shkatërrues të Edvinit

Hënë, 07 Mars 2022 17:15

 

Nga Sali Berisha

Sot është dita e nderimit të mësuesit prandaj ju ftoj të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj mësueseve dhe mësuesve tanë, këtyre misionareve të dijes, edukatës dhe qytetërimit.

Le t’iu urojmë ne atyre përkushtim e suksese gjithnjë dhe më të mëdha në misionin e tyre të lartë e fisnik.

Por sot është një ditë për të denoncuar qëndrimin shkatërrues të Edvinit dhe narko-shtetit të tij ndaj mësuesve, nxënësve, shkollës dhe sistemit arsimor.

Sot mësuesit në Shqipëri janë të skajuarit dhe injoruarit e narko-shtetit. Ata zhyten nga viti në vit në varfëri edhe më të madhe dhe marrin sot si rrogë mujore 30% më pak se sa 8 vite më parë.

Atyre nuk iu paguhet transporti dhe mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar nga militantë të partisë së krimit.

 

Në sistemin arsimor në degradim, të vendit tonë, më dramatike është gjendja e nxënësve të shkollave tona. Narko-shteti u ofron sot fëmijëve të Shqipërisë si ushqim të premtuar, helmet që shkatërrojnë shëndetin dhe jetën e tyre, kokainën, heroinën, kanabisin, përdhunimet dhe prostitucionin e mbuluar nga shteti.

Kurse shkollat dhe sistemi arsimor ecin drejt shkatërrimit të vërtetë, buxheti për arsimin në këto vite është përgjysmuar dhe vidhet e shpërdorohet masivisht nga narko-zyrtarët.

Në vitet e fundit janë mbyllur 620 shkolla fillore dhe 9-vjeçare. Gjendja e sotme alarmante e arsimit në Shqipëri është një apel thirrje për çdo mësues, nxënës, prind dhe qytetar të këtij vendi për të shporrur një ditë e më parë narko-shtetin e Edvin Kristaq Ramës dhe regjimin e tij të kakistokracisë nga Shqipëria.

Nderim mësueseve dhe mësuesve tanë!

Gëzuar festën!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...