Berisha: Fitoren e Shkodrës do ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë! Fitoi opozita e vërtetë

Hënë, 07 Mars 2022 17:30

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha, komentoi para Kuvendit fitoren e kandidatit të koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ Bardh Spahia në Bashkinë Shkodër. Berisha teksa falenderoi aleatët, LSI-në dhe Partinë Demokristiane, tha se rezultati u arrit në kushtet më të jashtëzakonshme.

"Shkodra mbetet e pamposhtur në vizionin e saj perëndimor. Kam një falenderim të veçantë për demokratët, anëtarët e aletatëve LSI dhe Partisë Demokristiane që u anngazhuan me një përkushtim të veçantë për kandidatët tanë që përfaqësuan alternativën e 'Shtëpisë së Lirisë' Mirënjohje për ata numërues që e zbardhën në detyrë. Natyrisht, rezultati u arrit në kushtet më të vështira, të jashtëzakonshme."-tha Berisha.

 

Lideri historik i PD një koment e kishte edhe për Lulzim Bashën, të cilin e quajti patericën e kreut së meduzës, Edi Rama.

 

"Brava është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. I ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mosfitore, të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë më të fuqishmet për demokratët shqiptarë që të bashkohemi, populli opozitar votoi masivisht opozitën e vërtetë. Të bashkohemi rreth PD-së së Rithemeluar të vazhdojmë që fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në mbarë Shqipërinë."-tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...