Roli i Artur Metanit në aferën e inceneratorëve. Kryeinspektori i Drejtësisë në letrat e Zotos

Tuesday, 08 Mars 2022 14:37

 

Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët ka anashkaluar rolin e ish-drejtorit Juridik të Kryeministrisë, Artur Metani, sot Kryeinspektor i Drejtësisë, në procedurat e dyshimta për koncesionin e landfillit të Tiranës.

Në fund të vitit 2016, Ministri i Mjedisit të asaj kohe, Lefter Koka, i drejtohet kolegëve të tij qeveritarë për të dhënë qëndrimin e tyre mbi projekt-vendimin për dhënien e bonusit prej 8 pikësh kompanisë off-shore “Integrated Energy BV”.

Kompania me seli në Holandë dhe drejtor Klodian Zoton, kishte dorëzuar një ofertë të pakërkuar për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë.

 

Në një letër të datës 15 nëntor 2016, Ministrja e Shtetit e asaj kohe, Ermonela Felaj, tregohet shumë skeptike për kompaninë që do të merrte kontratën me kosto koncesionare me vlerë 128 milionë euro.

 

Sipas Felajt, pavarësisht kërkimeve të saj, nuk është gjetur asnjë e dhënë për kompaninë, as emrin dhe as aksionerët. Po ashtu, Felaj shkruan se relacioni i Lefter Kokës nuk jep as aspektet pozitive apo negative të projektit, kostot, e të tjera detaje të rëndësishme.

Por, vetëm dy javë më vonë, Felaj dha dakordësinë për projektin, nëpërmjet shefes se saj të kabinetit, Rovena Voda, e cila pret tashmë vendimin e Gjykatës së Posaçme për akuzën e Korrupsionit. I gjithë ky komunikim është kryer në dijeninë e Artur Metanit, Drejtor Juridik i Këshillit të Ministrave në atë kohë.

Metani kishte rol thelbësor për shqyrtimin dhe vlerësimin e procesit të hartimit të legjislacionit dhe akteve të Këshillit të Ministrave, si edhe të raporteve paraprake me angazhim të fondeve buxhetore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...