I mbetur vetëm, Basha kurdis kandidatët humbës që ta mbështesin

E mërkurë, 09 Mars 2022 10:21

 

I mbetur pa mbështetje as brenda grupit të tij parlamentar, të cilët kërkojnë që ai të dorëhiqet, Lulzim Basha ka gjetur si mbështetës kryetarët e degëve lokale të PD-së të emëruar prej tij apo edhe kandidatët humbës të zgjedhjeve të 6 marsit.

Ferdinand Saraçi i Rrogozhinës shfajësoi Bashën për humbjen duke marrë përsipër gjithçka.

“Kishim përballë edhe qeverinë, edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse, por vazhdoi me shantazhe e blerje votash Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Nuk vihet në fushatë për foto”, ka deklaruar Saraci.

 

I kurdisur njësoj si Saraçi ka reaguar edhe ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Në mbledhjen e dyer të mbyllura në selinë blu, Frrokaj mësohet se i ka thënë Bashës që vendimi i fundit që ai duhet të mendojë është dorëheqja nga drejtimi i PD. Frrokaj ka kujtuar se nga 6 bashki ku u mbajtën zgjedhjet, 5 ishin të majta.

 

“Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen. Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me Versaçe, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë”, tha Frrokaj.

Behar Haxhia, kryetar i degës së Kurbinit, thotë se përballë këtij pushteti nuk fitohet dhe pozicionet duhet të mbeten të palëvizshme.

“Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s’duhet të mendosh dorëheqjen”, shprehet Haxhia.

Kryetari i degës së PD në Mirditë Mark Ruçi, i është drejtuar Bashës duke i thënë se duhet të dinë një strategji se si do të vazhdojnë në ditët në vijim.

“Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të barabartë”, tha Ruçi duke u shprehur kunder doreheqjes se Bashes.

Pas disfatës së 6 Marsit, Lulzim Basha nuk ka kundër vetëm grupimin e Berishës, por edhe shumë prej deputetëve të tij që deri para 6 marsit e mbështesnin pa kushte. Dy nënkryetarët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Acka kanë dhënë dorëheqjen, si dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga Basha.

Gishtin e fajtorit drejt tij e kanë drejtuar edhe Grida Duma, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferi etj. I vetmi që nuk i dëgjon këmbanat është Lulzim Basha. Ai vijon të mendojë se deri më tani s’ka humbur asnjë betejë dhe se me logjikën e tij PD-ja i takon me tapi derisa ai të bëhet lider e të fitojë./LAPSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...