Kryemadhi: Anulloni inceneratorin e Tiranës, ato para t´i shkojnë qytetarëve për subvencion

E mërkurë, 09 Mars 2022 16:35

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i kërkoi sot Qeverisë që të anullojë koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe të subvencionojë me ato para familjet, fermerët, bizneset shqiptare, për të përballuar shtrenjtimin e naftës, energjisë dhe çmimeve!

Reagimi i Kryemadhit vjen në një kohë kur Qeveria nuk ka marrë asnjë masë lidhur me rritjen e tejskajshme të çmimeve, ndërsa Kryeministri Edi Rama është justifikuar me luftën në Ukrainë dhe me atë se tregu është i lirë dhe qeveria s´mund të ndërhyjë dot.

Në postimin e saj në rrjetin social, Kryemadhi shkruan se është fakt se ky koncesion 30 vjeçar është mundësuar nga Erion Veliaj, i cili ka shpërdoruar detyrën duke e aprovuar atë pa vendim këshilli bashkiak, siç e parashikon ligji.

“Ky koncesion 30 vjeçar i lidhur për të vjedhur qytetarët, i ka mundësuar ITS së Klodian Zotos të realizojë deri më sot një evazion fiskal 25 milionë dollarë.

 

Ky koncesion i mundësuar nga Erion Veliaj, i ka çuar paratë e qytetarëve për kompani fantazëm, për shpenzime absurde si konsulenca të vetvetes dhe udhëtime luksoze në mesin e pandemisë.

 

Këto janë para të shqiptarëve!

Sot, kryeministri e qeveria është nisur drejt Dubait me Charter, pronarët e inceneratorëve mund të jenë duke bërë plazh në Maldive, ndërsa shqiptarët e vjedhur prej tyre, në orën 17:00 do të jenë në protestë para kryeministrisë!

Unë zgjedh të jem me qytetarët dhe është koha që të gjithë të jemi me Shqipërinë.

Kjo pritet edhe nga SPAK, i cili urohet të veprojë sa më shpejt, ndryshe nga rasti i Elbasanit, e të mos presë 30 vjet, derisa kompania ti ketë marrë të gjitha pagesat”, shkruan Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...