Aktori i njohur Florjan Binaj në protestë: Të ngrihemi të gjithë siç rrëzuam diktaturën. Liderin e Ballkazanit (Ramën) e kemi në Dubai

E mërkurë, 09 Mars 2022 20:03

 

Një protestë e madhe para kryeministrisë kishte bllokuar krejt bulevardin kryesor të Tiranës sot nga ora 17.00 deri nga ora 19.00. Por më pas grupe protestuesish bllokuan kryqëzimet kryesore në qendër të Tiranës.

 

Pjesë e protestës që u mbajt para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, ishte edhe aktori i mirënjohur i humorit, Florjan Binaj. Në fjalën e shkurtër, ai tha se kur shqiptarët u bënë bashkë, rrëzuan diktaturën. Po ashtu ai ironizoi kryeministrin që është në Dubai, duke e quajtur ”Ballkazani”.

‘‘Për ata që nuk e gjejnë guximin, unë ju them vetëm kaq. Shqiptarët rrëzuan diktatturën kur u ngritën të gjithë bashkë, po të çohemi të gjithë bashkë, nuk ulim vetëm taksat por do të marrim edhe atë që meritojmë si qytetar.

Kjo fillon sot, por nuk duhet që të mbarojë me kaq. Ndërkohë që ne protestojmë, liderin e ballkazanit e kemi në Dubai”.

Ndërkohë që folen dhjetra qytetarë në fund bllokimi i rrugëve kryesore shkaktoi bllokimin e krejt trafikut me kilometra.

Protestuesit vendosen që çdo ditë në ora 17.00 do të mblidhen para kryeministrisë, kurse ditën e shtunë në ora 11.00 bënë thirrje krejt popullit shqiptar të vijnë në sheshin “Skenderbej” kundër rritjes së çmimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...