Rezultati i 6 Marsit detyron Ramën t’i japë fund pengmarrjes së PD-së me gjykatat e kapura

E Enjte, 10 Mars 2022 11:38

 

Prej muajsh, gjykatën e Tiranës po e mbajnë në një ngërç që mban pezull vendimin, që i jep edhe fuqi ligjore lidershipit të Partisë Demokratike. Vendimi nuk ka ndonjë komplikim. Bëhet fjalë për një akt të thjeshtë formal regjistrimi të statutit të PD-së, por procesi prap është bllokuar.

 

Ndryshimet e statutit dolën nga kuvendi i 11 Dhjetorit krijuan Komisionin e Rithemelimit dhe vendosën shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së. Gjykata duhet të marrë vendim për regjistrimin ose jo të tyre në gjykatë. Më herët, Basha kishte depozituar disa ndryshime të tjera statutore që ishin marrë në Kuvendin e 17 Korrikut. As për ato nuk ka vendim.

 

Dy pretendimet në gjykatë krijuan debatin për numrat e delegatëve që kishte njëri apo tjetri në kuvendet e Dhjetorit. Berisha numëroi 4446 delegatë në stadiumin Air Albania, ndërsa Basha pretendoi se mblodhi 5004 delegatë në sallën me 1850 karrige tek Pallati i Kongreseve.

Lufta mediatike dhe përplasja e dhunshme në 8 Janar u amplifikuan nga vonesa e gjykatës, që duke mos marrë një vendim mbajti gjallë përçarjen në PD.

Gjyqtari i ngarkuar me këtë proces, Agron Zhukri është përfolur në media si njeri i Berishës. Por ai po hesht dhe megjithëse kemi të bëjmë me një akt formal, po heziton ta regjistrojë “statutin e PD-së së Berishës”. Sado i afërt të ketë qenë me Berishën në të kaluarën, për Zhukrin duket e vështirë të ndërmarrë hapin formal të regjistrimit të statutit të ri të PD-së.

Presioni publik i “Rilindjes” e cila po luan prej kohësh “pro” Lulzim Bashës është i dukshëm dhe vjen në kontrast të fortë me shërbimin e shpejtë të gjykates në sherrin mes FSHF-së dhe Erion Veliajt.

Kryetari i bashkisë së Tiranës u betua se “do t’ia nxinte jetën” Armand Dukës me prokurori dhe SPAK. Dhe ashtu ndodhi.
Por përveç prokurorëve që u sulën në zyrat e FSHF-së, gjykata u vu në lëvizje me një shpejtësi rrufe, kur iu nevojit Erjon Velisë. Brenda 24 orësh u vendos që zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Futbollit për Tiranën ishin të parregullta dhe menjëherë u regjistrua një shoqatë e re, me një kryetar të paracaktuar nga Erion Veliaj. Sistemi gjyqësor mori vendim menjëherë, kur ia kërkoi Veliaj, por po vonohet në rastin e opozitës.

Diferenca, kur në njërin rast zvarritet pa fund regjistrimi i statutit të PD-së dhe në anën tjetër regjistrohet brenda ditës një shoqatë e re, është një provë më shumë se gjykata e “drejtësisë së re” dirigjohet direkt nga Edi Rama.

Çështja është që në 6 Mars Basha e nxorri “PD e vulës” parti të tretë. Tani nuk ka më dilema se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike. Për më tepër, deputetët që i kanë mbetur Lulzim Bashës pas humbjes së 6 Marsit, numërohen me gishtat e njërës dorë. Edhe në parlament, pesha e tij tani është nul.

Me panoramën e re që krijoi rezultati i 6 Marsit, zvarritja e mëtejshme e vendimit të gjykatës bën efektin e kundërt që dëshiron Edi Rama. Në vend se ta nxisë intrigën brenda opozitës, po del hapur sponsorizimi i Lulzim Bashës nga Edi Rama. Dhe kjo supozohet që duhet mbajtur e fshehtë./Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...