Pas arrestimeve të protestuesve nga uniformat blu, protesta kundër rritjes së çmimeve në qytetin e Durrësit është zhvendosur në drejtorinë vendore të policisë së qytetit.
Protestuesit kërkojnë nga uniformat blu që të lirojnë protestuesit e shoqëruar në komisariat.
“Lironi shokët tanë”, dëgjohen të brohorasin në kor protestuesit.