Pas afganëve dhe ukrainasve, Rama fton nigerianët në Shqipëri

Premte, 11 Mars 2022 21:15

 

Pasi u hapi dyert afganëve pas ardhjes në pushtet të talebanëve, ukrainasve që ikin nga lufta dhe teksa poshtë kryeministrisë protestohet në ditën e kundër rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama njoftoi se mirëpret në Shqipëri edhe nigerianët që ikin nga konfliktet atje.

Nga Antalja e Turqisë, ku flitet për paqen globale, ai tha se u ka shkruar autoriteteve nigeriane dhe që të vijnë në Shqipëri.

“Vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë, por si ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi, që po përpiqen të dalin. Sapo u shkruam autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri se është fyese kundrejt nesh dhe traditës sonë që të shohim këto lloj ndasish, po Afganistani, që u tha se do të vijmë të sjellim paqen e demokracinë dhe i lamë edhe më keq se 20 vjet më parë dhe i lamë plotësisht të ekspozuar dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe tani u duhet të përballen me jetë a vdekje.

Ndjehem i turpëruar kur thonë që Shqipëria sa mirë e keni bërë ju hapët dyert. Kjo është e tmerrshme se kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë.

E mira e udhëheqjes si Shqipëria është se thua atë që mendon, se nuk duhet të marrësh vendime shumë të mëdha. E vërteta është shumë e rëndësishme që të përballemi me të vërtetën”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...