Protestë qytetare sërish sot në Tiranë, dita e katër e revoltës për rritjen e çmimeve

Saturday, 12 Mars 2022 08:58

 

Për të katërtën ditë, qytetarët nga i gjithë vendi, të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale do të dalin sërish sot, të shtunën, në një protestë përpara Kryeministrisë, të revoltuar nga çmimet e larta të energjisë elektrike dhe produkteve bazë ushqimore.

Në orën 11:00, qytetarët do t’i bëjnë thirrje sërish qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama të heqë taksat mbi karburantet në veçanti.

 

Por, protesta priten edhe në qytete të tjera të vendit, ashtu siç ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, me vetorganizim nga qytetarët.

 

Ditët e shkuara, protesta spontane, të cilat janë konsideruar si të paligjshme nga Policia, janë organizuar në disa qytete të vendit deri dhe në universitete, pasi edhe studentët dhe mësuesit janë prekur nga kostot e rritura të tranportit.

 

Fermerët e Myzeqesë gjithashtu janë ngritur të revoltuar.

Policia e Shtetit ka kryer arrestime të shumta për atoë që i ka cilësuar si organizime të paligjshme, ndërkohë që Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, vuri në dukje se ligji shqiptar nuk e ka protestën spontane të parashikuar: "Ligji shqiptar nuk parashikon atë që quhet “Protestë spontane” dhe në fakt rekomandimi ynë është që ligji duhet të amendohet në këtë drejtim për të ardhur në përputhje me parimet e përgjithshme, qoftë të OSBE/ODIHR për tubimet, ashtu edhe me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut", theksoi dje Ballanca

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...