“Edhe Franca është në krizë”/ Rama gjen “fajtorin” e rritjes së çmimeve

Saturday, 12 Mars 2022 15:54

 

Kryeministri Edi Rama, në një dalje live në Facebook, ka sqaruar atë që e ka quajtur paketë të rezistencës. Ai ka sqaruar se qeveria duhet të derdhë një shumë tepër të madhe parash deri në fund të vitit, me qëllim që cmimi i energjisë elektrike të mos rritet për ekonomitë familjare.

“Ne u zotuam se nuk do rrisim çmimin ku as na e priste mendja qe do vinte lufta e cila do të ngrinte në ajër çmimet. Megjithatë ja ku qendrojme dhe duam të qendrojm me gjithë fuqitë. Po jo të gjithë dinë së ço të thotë me të gjithë fuqitë. Domethënë që me një çmim të çmendur, deri në fund të vitit, qeveria të derdhë 650 milion euro për 762 familje rezidente në Shqipëri dhe 95 mijë biznese të vogla të hapura në Shqipëri”, tha ai.

 

Rama ka thumbuar edhe protestuesit, të cilëve i ka kujtuar se nuk protestohet me I-phone. Kryeministri ka kujtuar se një rritje e çmendur çmimesh ka ndodhur edhe në Francë, ndërsa fajtor për një gjë të tillë ka bërë luftën në Ukrainë.

“Deri në fund të vitit qeveria 290 milion euro derdh pwr të kompensuar ccmimin real dhe atë të paprekur për falmiljet e bizneset. Kjo duhet paguar nga të gjithë ne familjarët, ose qeveria. Bëhet fjalë për një shumë astronomike. Mjafton ta shumëzosh me disa herë ccmimin që kemi në faturë, për të kuptuar që kjo qeveri është krejt e kundërta e shëmbëlltyrës që shajnë e protestojnë ata që protestojnbë për çmimet me drita iphonesh. Kë komunizëm do ulin poshtë këta njerëz, kur tërë bota po përballet me rritje çmimesh nga pasoja e luftës dhe ne akuzohemi për rritje çmimesh. Rritja e ccmimeve në Paris është më e madhe se ajo që do rritej nga një taksë e veçantë e kërkuar nga presidenti Macron atëherë”, shtoi Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...