Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka quajtur Ramën piktor, aktor dhe manipulator duke i bërë thirrje që të anulojë pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati.
Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi ka theksuar se me ato para që do anulohen nga koncesioni korruptiv i firmosur nga Veliaj, të subvencionojë familjet shqiptare në nevojë.
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
O piktor, o aktor, o manipulator.... Anulo pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati! Këtë e ke vetë në dorë dhe nuk varet hiç nga lufta në Ukrainë, por nga lufta që ke me shqiptarët brenda mendjes tënde. Anulo koncesionin korruptiv të firmosur nga Veliaj dhe me ato para të subvecionohen deri në fund familjet shqiptare, biznesi, fermerët, sektori i hoteleri-turizmit që do e blejë lëndën e parë deri në 10 herë më shumë. Po ule dhe taksat akoma më mirë, por këtë punë e kanë marrë qytetarët tashmë në dorë.