Komisioni i Rithemelimit të PD: Zgjidhja e vetme është bashkimi përmes rikthimit tek vota e lirë

Saturday, 12 Mars 2022 18:16

 

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas refuzimit të Lulzim Bashës për t'u larguar nga Partia Demokratike.

Basha po tenton të heqë paralele mes vetes dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, edhe pse 'Shtëpia e Lirisë' fitoi në zgjedhjet e 6 marsit përballë logos së Bashës, teksa PD doli forcë e tretë politike.

Përmes një deklarate, drejtorja e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, shprehet se Basha e mori përgjigjen në 6 mars.

 

"Zgjidhja e vetme është bashkimi përmes rikthimit tek vota e lirë!", thuhet në deklaratë.

Deklarata
Kaq dite pas katastrofes elektorale ku e katandisi Partine Demokratike, ish-kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar te kesaj partie.

Pasi i eshte pervjedhur gjithe jeten e tij politike pergjegjesise per serialin e humbjeve, edhe kesaj here kerkon t’i shpetoje asaj duke e vene veten tashme i damkosur si humbes serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën.

Grupi parlamentar dhe demokratet nuk jane sot para dilemes: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kanditatet e SHL votuan në 6 Mars me gjithe logon e rrembyer 70 për qind e demokratëve, ndersa PD e vules, braves pengut dhe bunkerit u rendit e treta per here te pare ne 30 vjet qe nga dita e themelimit te saj.

PD e vules dhe logos se rrembyer u katandis ne kete dite sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokrateve dhe voten e tyre te lire brenda PD-se.

Pergjigjen ata e moren ne 6 Mars!

Zgjidhja e vetme eshte bashkimi permes rikthimit tek vota e lire! Anetaret, drejtuesit, deputetet e PD e kane vendin e tyre te pamohueshem ne Partine Demokratike te votes se lire. Kush ka frike voten e lire te demokrateve nuk ka moral te kerkoje voten e shqiptareve!

Çdo demokrate dhe demokrat duhet te kuptoje se perjashtimet dhe mungesa e votes se lire jane vdekja e nje force politike!

Ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bere vegel apo kukull e ndokujt, por vetem permes bashkimit i cili realizohet vetem me nje kusht: Vota e lire!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...