'Kalë i ngordhur'/ Kryemadhi: Basha nuk është më alternativë për opozitën!

Tuesday, 15 Mars 2022 08:55

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi gjatë emisionit Çim Peka Live se Lulzim Basha nuk eshtë më alternativë për opozitën.

Ajo tha se Basha e ka shitur opoziten te kryeministri Edi Rama dhe zgjidhja e vetme është unifikimi i opozitës.

 

"Sot zoti Basha nuk është më alternativë, nuk ofron më asgjë, jo vetëm për PD-në e selisë. Unë e kam pranuar gabimin, kam thënë 7 herë do të bëjmë Lul Bashën kryeministër, Lul Basha nuk tha asnjëherë për veten e tij. Ishte i qartë ai, në objektivat financiare. Ky është debati i të gjithë Shqipërisë.

 

 

Situata ku është Shqipëria sot është për shkak të shitjes së opozitës te Edi Rama. Se nëse ne nuk do të kishim një opozitë të shitur te Edi Rama në 25 prill, sot do të ishim në kushte krejtësisht të tjera.

 

Zoti Basha e ka në rregull terezinë e tij, shet apartamente në Portin e Durrësit me pamje nga mali dhe deti. E rëndësishme sot është unifikimi i një opozite, të gjithë bashkë, edhe shoqëri civile... Unë them që vula, përveç Gaz Bardhit nuk ka njeri tjetër", u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi deklaroi gjithashtu gjatë emisionit se treçereku i deputetëve dhe ministrave kanë biznese me Rusinë.

"Të gjithë deputetët dënonin sulmin në Ukrainë, a thua se do të merrnin kallashnin dhe të luftonin. Treçereku i tyre kanë biznese me kompani ruse. Duke filluar që nga zonja Krifca e Bujqësisë, burri i vet e me radhë. Pse nuk ishte burri i Krifcës që nxori të dhënat e pagave? Kompania? Që e shitën... Ka një problem, që këtu ka kaq shumë skandale, sa ne harrojmë thelbin e asaj", tha kryetarja e LSI.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...