Këlliçi-Bashës: Vota e lirë është e vetmja zgjidhje, mos vazhdo përçarjen

Tuesday, 15 Mars 2022 12:18

 

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi thekson se vota e lirë është e vetmja zgjidhje për krizën politike në PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se: “Ka 6 muaj që themi se vetëm vota e lirë është instrumenti demokratik që zgjidh konfliktin në PD. I bëj thirrje ish kryetarit, të mos vijojë në rrugën e konfliktit dhe përçarjes! Rregullat e demokracisë nuk do të ndryshojnë për ty”.

Bashkëngjitur Këlliçi shpërndan edhe një video, të një deklarate të tij në Opinion, ku shprehet se: “Është për të ardhur keq që ajo sigël doli forcë e tretë, por kjo tregon se Basha pa Berishën, është i fundit. Kjo është e padiskutueshme".

"Qëndrimi im është ai që ka qenë që ditën e parë: Të shkojmë në votë. Kushdo që do ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje, të shkojë te kutia e votimit, të vendoset te kutia e votimit, të shkohet të votohet, të bëhet transparencë e plotë dhe ta vendosin demokratët.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...