Kushtetuesja: Meta, asnjë shkeljë të rëndë! Xhaferllari e Bejtja: Parlamenti shkeli procedurën

Tuesday, 15 Mars 2022 21:30

 

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për rrëzimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Në vendimin e Gjykatës konfirmohet ajo që për shumëkënd ishte e qartë.

Parlamenti i kaluar një-ngjyrësh e shkarkoi Ilir Metën, duke u mbështetur akuzën e saj në çështje të natyrës etike dhe jo për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Vendimi u shpall në 16 Shkurt 2022, ku gjashtë nga shtatë gjyqtarët Kushtetues rrëzuan të gjithë pretendimet e Parlamentit.

Megjithatë, gjyqtarët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, sa i përket procedurës për shkarkimin e Metës.

Gjyqtaret Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja vlerësuan se vendimi i Kuvendit duhet shfuqizuar për shkak të mosrespektimit të procedurës parlamentare që lidhet me kohën e ngritjes së komisionit hetimor, si edhe të votimit me 2/3-at të Kuvendit të dalë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, pra të 140 deputetëve.

Po ashtu, gjyqtarët Xhaferllari, Bejtja dhe kryetarja në detyrë, Vitore Tusha, ishin kundër qëndrimit se veprimtaria e presidentit është “partiake”.

Ndërkohë, shumica prej 4 anëtarësh e ka cilësuar detyrën e Kreut të Shtetit si partiake dhe e ka cilësuar qëndrimin e Metës gjatë fushatës zgjedhore si “shkelje”, por jo të rëndë të Kushtetutës.

Kjo ishte e vetmja shkelje që Gjykata Kushtetuese i atribuoi Ilir Metës, me shumicë të brishtë të votave.

Gjykata rrëzoi të gjithë pretendimet e tjera të Parlamentit. Kushtetuesja vlerëson se gjuha e përdorur nga Presidenti ka qenë agresive gjatë fushatës elektorale të 25 Prillit 2021. Por, sipas Gjykatës, gjuha agresive nuk përbën shkelje që pasohet me shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Gjykata deklaron se nuk mund të diktojë mënyrën se si duhet të sillet ose komunikojë Presidenti në një kontekst të caktuar politik apo historik.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimin e Parlamentit se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, duke ndërhyrë në fushatën zgjedhore, duke ndikuar tek institucionet e pavarura apo për cënim të raporteve me partnerët ndërkombëtarë.

Për Gjykatën Kushtetuese, mendimet apo propozimet e Presidentit, edhe nëse janë kritike, nuk konsiderohen shkelje Kushtetuese, përsa kohë nuk pengojnë veprimtarinë e asnjë institucioni tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...