Deklarata e fortë/ Berisha: Qeveritarët përdorin telefonin 'BQ', kanë porositur vrasje

Tuesday, 15 Mars 2022 22:55

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

I ftuar në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, Berisha u shpreh se qeveritarët kanë përdorur telefonin special 'BQ', i cili funksionon pa kartë.

 

Berisha tha se ata që kanë përdorur këtë telefon, kanë komunikuar me grupet kriminale dhe kanë porositur edhe vrasje.

"Nëse ti merr malin e deklaratave dhe lavdërimeve në këto 9 vite Shqipëria të paktën nja 15 kapituj të procesit të negociatave do i kishte mbyllur deri sot për sukseset e mëdha. E vërteta është krejt tjetër. Prandaj Shqipërisë nuk ia hapin. Ekziston një breshëri e tillë deklaratash ku ka progres, por ekziston një dosje e madhe e telefonit "BQ" e cila i ka bërë radiografinë këtij regjimi.

 

Është një telefon special ai. Ata që e kanë përdorur i kanë bërë vetes radiografinë. Kjo është një nga shkaqet kryesore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është, pse Serbia mbetet aty ku është. Ky na qenka një telefon pa kartë të cilin rëndom e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë. Me kë kanë folur...kanë folur me kë kanë dashur vetë.

Kanë folur me organizatat kriminale. Kanë porositur vrasje, po, po. Kanë porositur vrasje.

Unë sot e mora vesh se unë kujtoja se ishte ndonjë aplikacion kjo "BQ" ky qenka telefon pa kartë. Ky është cunam i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete nuk e nxirrja sonte këtë çështje këtu. Po tregoj këtu lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...