Berisha rrëfehet në 'Task Force': Gazin azer donin ta blinin tre shtete, si e shmangëm Rusinë

E Enjte, 17 Mars 2022 19:00

 

Lideri historik Sali Berisha i ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, foli për gazsjellësin TAP, i cili kalon përmes Shqipërisë dhe ditën e sotme transportoi sasinë e parë të gazit drejt Italisë dhe vendeve të perëndimit.

Berisha tregoi sfidën për ndërtimin e TAP në mënyrë që vendet e Europës të dilnin nga varësia ruse në furnizimin me gaz.

Ish-kryeministri tha se bëri gjithçka që korridori i jugut në furnizimin me gaz të mos ishte i Rusisë, ndërkohë që shtoi se edhe dy shtete të tjera, Turqia dhe Irani, donin të blinin gazin azer.

Berisha vlerësoi rolin e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev në realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, për të dërguar gaz në Europën Perëndimore.

 

"Ka qenë shumë e vështirë, sepse gazi më shumë se çdo materie tjetër është politikë. Politika dhe gazi janë të lidhura. Kurorëzimi i këtij gazsjellësi i cili përjashtonte gazin rus dhe 'digjet' projektin e South Stream, korridorit jugor të gazit të parashikuar nga Rusia. Përjashtimi i këtij projekti ishte fillimisht në kufijtë e të pamundurës, sepse Rusia dhe jo vetëm, lobimi i gazit rus shumë i fuqishëm në Turqi, Greqi, Itali, kishin projektin e tyre.

E dyta, siç ma kishte thënë Aliev, gazin azer donin ta blinin të gjithin Rusia, Irani dhe Turqia. Turqia kishte vendosur instalimet për gazin në të gjithë territrin e saj, duke mos patur gazin që i duhej. Rusia kishte arritur të pushtonte me korridorin e veriut të dominojë me Nord Stream 2 dhe gazsjellësit ekzistues, donte të kapte South Stream, korridorin e jugut.

Në këtë mes kishte një njeri vizionar, ishte Aliev i cili donte që gazi i tij të vinte në Europën Perëndimore, në mënyrë që vendi i tij të ishte i lidhur me vendet e Europës. Në këtë kontekst, në 8 vite, NATO dhe TAP, kanë qenë çështjet më themelore të agjendës time për Shqipërinë, natyrisht edhe pavarësia e Kosovës, në të gjitha takimet me ndërkombëtarët.

Aq sa isha i interesuar për interesin e Shqipërisë, po kaq edhe për interesin Europian. E quaja jetike që korridorin e jugut të mos e kishte Rusia, edhe për ato që rusët kanë bërë ndaj nesh. Pra, për të mundur, për të bërë gjithçka ndaj tyre, ndaj një kancelarie që ndër shekuj kanë bërë shumë gjëra të këqija për shqiptarët", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...