‘Refuzova gazin nga Greqia’/ Ish-kryeministri Berisha tregon se si i bindi autoritet italiane për projektin TAP

E Enjte, 17 Mars 2022 19:29

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka shpjeguar edhe njëherë se si arriti të bindë autoritet në Itali për të pranuar projektin TAP.

Berisha ka theksuar se ka pasur një lobim të fuqishëm për të braktisur projektin TAP duke i ofruar Shqipërisë gaz nga Greqia, por që ish-kryeministri nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë, pasi ky projekt ishte më i miri në interes të vendit.

 

Berisha: U duk se TAP po lan duart dhe se ne do ti imponojmë tender të ri Azerbaxhanit, por natyrisht ishte e pamundur, pasi aty ishte British Petrolium, ishin kompanitë më të mëdha të Europës dhe skishte më diskutim aty. U përfolën por mbetën në ndalesë, pezull. Shkoj për një vizitë në Itali dhe kryeministër ishte Mario Monti, ish-komisionet në Itali për konkurencën në BE, një njeri me shumë integritet dhe me mirëkuptim, më pret dhe... Në darkë miqtë e mi italian më organizuan një pritje dhe donin të më bindnin që të hiqja dorë nga TAP dhe më garantonin se interesi i Shqipërisë do mbahet parasysh plotësisht pasi do sillnin gaz nga Greqia deri në Vlorë dhe Shkodër dhe kudo tjetër. Ne respektojmë interesin. E kuptova sepse ishte pritja dhe u dëshpërova pasi e pashë se ishin bërë një murë i tërë dhe më pret kryeministri të nesërmen. Kryeministri filloi bisedenën me teza që i kishin sevirur miqtë e mi dhe e mbylli bisedën duke më thënë se interesat e Shqipërisë do të mbaheshin parasysh plotësisht dhe vetëm na i shprehën se ne do i kemi parasysh.

 

 

Meço: Pse nuk u joshët zoti Berisha, po të kemi parasysh rolin Italisë?

 

Berisha: Shumë i fuqishëm lobi rus në gaz. Kudo shumë i fuqishëm. Kthehem dhe i them, zoti kryeministër, unë do u them diçka si mik i Italisë, interesin kombëtar të Shqipërisë e mbroj vetë, interesin e Italisë dua ta mbroni ju. Ai zotëria në Baku ka një vendim projekt, gazin që janë të gatshëm që tja blejnë të gjithin rusët dhe turqit dhe iranianët, ka marë vendimin më të mirë të vendit të tij që ta sjellë te ju. Dhe në qoftë se Italia do e refuzojë një gjë të tillë, çfarë i mbetet Italisë të konkurrohet nga vende të tjera, të refuzojë një projekt. Ai më dëgjoi me vëmendje dhe aty për aty u thotë këshilltarëve që tani do të rishqyrtojmë me shumë interes ato që thotë ky miku jonë këtu. Dhë më thotë mua shumë faleminderit pasi ke qënë shumë i qartë në këtë problem.

Nga aty kam shkuar te presidenti italian Xhorxho Napolitano, shumë pro shqiptar që në fillim me një qëndrim jashtëzakonisht njerëzor për emigrantët shqiptar dhe ai me një kthjelltësi olimpike për atë projekt më thotë se ne do të vazhdojmë bashkë të punojmë për atë projekt sepse është një gjë shumë e madhe.

Këta të dy burra i zgjidhën dhe rusët u përpoqën jashtë mase, dërguar në 2010 një mik të çmuar timin që të heq dorë nga TAP me një ofertë fabuloze investim me 4 miliard euro në fushën e energjisë, por mikut tim i thashë se ti më njeh mua që jam njeri i fjalës dhe nuk lëviz nga projekti TAP

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...