Berisha publikon foton: Momenti kur firmosa gjurmën e Gazsjellësit TAP në Shqipëri!

Premte, 18 Mars 2022 09:01

 

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot një foto historike, kur ai dikur kryeministër i vendit, mori vendimin për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Shqipëri, të pikërisht atij gazsjellësi që shmang varësinë nga gazi rus në kushtet e një krize të gjithanshme që po kalon bota për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Mirëmëngjes miq, - shkroi Berisha sot në Fb, - ju përshëndes me këtë foto në të cilën jam duke firmosur gjurmën e TAP në Shqipëri.”

Kujtojmë se dita e enjte ishte ditë historike pasi gazsjellësi TAP që kalon nëpër Shqipëri, një infrastrukturë energjitike strategjike, transportoi sasinë e parë të gazit natyror prej 10 bcm në Evropë. Lexo më shumë

 

 

Po dje, Berisha rrëfeu të gjitha prapaskenat që u luajtën në arenënn botërore për të penguar ndërtimin e këtij gazsjellësi që tashmë furnizon me gaz nga Azerbajxhani. Ish-Kryeministri Berisha tha:

 

“Për të pasur të qartë rolin përcaktues të Shqipërisë, TAP mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, ku gazi rus nuk mund të kalonte. Rreth kësaj aksiome, u zhvillua një aktivitet i jashtëzakonshëm diplomatik disavjeçare. U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë, sepse gjithçka bëhej që Korridorin e Jugut ta kapte Rusia.

Kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë u shfaqën në rritje. Për të eliminuar gaszjellësin TAP u krijua nga tre vendet fqinjë, një rrjet real dhe virtual i gazit Itali-Turqi-Greqi.

Real - sepse ekziston në një lidhje të caktuar dhe në terësi është me gaz rus.

Virtual- sepse gazsjellësi i Kaspikut natyrisht kërkonte instalime të tjera shtesë të gazit, por problemi ishte se në rast se ITG do të merrte gazin e Kaspikut, aty gazi do të ishte i përzjerë me “Big Brother”-in me gazin rus, kështu që mbetej realizmi i qëllimit strategjik të Ajzerbaxhanit, lidhja e tij me Europën Perëndimore.

Ndaj dhe ju thashë: TAP-i mund të ishte TAP vetëm po të kalonte në territorin e Shqipërisë.

Presidenti Aliev i Ajzerbaxhanit, me një kurajo dhe guxim epik e përjashtoi ITG nga gara, ç’ka zgjoi zemërim në tre fqinjët tanë, shumë të madh.

Vazhduan me durim të madh përpjekjet diplomatike për të bindur fqinjët tanë se nga TAP përfitonin të gjithë, nuk humbiste asnjë njeri dhe se vendimi i Presidentit Aliev ishte një vendim pozitiv me të cilin dëshironte të lidhte vendin e tij me Evropën Perëndimore.

Nuk dua të ndal gjatë në këtë histori po dua të falënderoj me mirënjohjen me të thellë Presidentin Aliev të Azejbajxhanit për vizionin e tij për TAP; një mirënjohje të madhe meriton sot ish-Presidenti italian Napolitano që me një vizion të kristaltë përmbysi të gjitha qëndrimet absolutisht të gabuara të administratës së shtetit të tij dhe u bë promotori i një qëndrimi pozitivi, ç’ka ishte përcaktues i qeverisë italiane ndaj këtij projekti.

Mirënjohje kam unë sot për Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Dua t’ju rrëfej ju se në gjithë axhendën time me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore: TAP dhe NATO, NATO dhe TAP.

Clinton nuk u shpreh ndonjëherë haptazi në favor të këtij apo atij projekti, por duke vendosur në dispozicion tonë gjatë vizitave në Uashington, stafin e saj më të informuar për energjinë, na ka dhënë ndihmë shumë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP. Kam mirënjohje të pakufishme për diplomatët shqiptarët, ministrat, këshilltarët e asaj periudhe që punuan në qindra takime me përkushtim të madh gjersa më në fund u firmos kontrata dhe ju e dini Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in, u firmos deklarata e disa kryeministrave për mbështetjen e TAP e të gjitha këto kanë kërkuar energji të mëdha, përkushtim të madh.

Së fundi dua të them një gjë për ata që e shpallën Berishën, për korrupsion, “Non grata”. I them mafias së Xhorxh Sorrosit se vetëm për TAP-in, Berishës i janë afruar çmimet më përrallore që mund të imagjinojë ndokush, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit dhe Europës.

Pyetje: Z. Berisha, nga kush të erdhi oferta?

Berisha: Direkt nga Gaz Promi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...