'Luftë për dinjitet' - Nesër sërish protestë për rritjen e çmimeve, bashkohen edhe studentët

Premte, 18 Mars 2022 20:51

 

Prej dy javësh qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve ndërsa nesër ata kanë paralajmëruar se do të marshojnë nga sheshi 'Skënderbej' para kryeministrisë.

Marshimit të madh të shtunën do t'i bashkohen edhe studentët prej orës 10:00 duke nisur përpara Universitetit Politeknik e më pas drejt godinës ku qëndron kreu i qeverisë, Edi Rama.

 

Këtij të fundit qytetarët i kanë lënë afat deri nesër që të plotësojë kërkesat e tyre, në të kundërt bënë me dije se s’do të largohen nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ pa u realizuar qëllimi i protestës. Protestuesit kanë thënë se edhe çadrat i kanë gati që të qëndrojnë në shesh deri në fund.

 

 

Studentët nuk e quajnë gjë tjetër veçse luftë për dinjitet ndërsa i bëjnë thirrje edhe bashkëmoshatarëve të tyre të bashkohen. Çdo ditë që protestonin, qytetarët janë shprehur se nuk i përballojnë dot çmimet.

 

Prej dy javësh thuajse e gjithë Shqipëria është 'ngritur në këmbë' pasi çmimi i karburantit kapi shifra rekord ndërsa edhe çmimi i produkteve të shportës ka kapur majat.

Ajo se çfarë do të ndodhë nesër mbetet për t’u parë, nëse do ketë ndonjë reagim nga ana e qeverisë, apo qytetarët do të vendosen para godinës së qeverisë deri kur të plotësohen kushtet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...