'Me 140 € s'je i varfër'/ Berisha: Ministret e Ramës jetojnë në luks! Qeveria braktisi qytetarët

Saturday, 19 Mars 2022 18:10

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha flet për rritjen e çmimeve, protestave si edhe komenton masat e marra nga qeveria.

Në emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, gjatë kësaj interviste ish-kryeministri tha se qeveria nuk ka bërë aq sa duhet për të mbështetur qytetarët.

 

“Pasuritë e mëdha janë kthyer në plaçke personale e grupeve mafioze që kanë gjithçka parasysh por vetëm interesin e konsumatorit jo”, tha Berisha.

 

 

I pyetur për protestat, Berisha tha se i konsideron ato legjitime, duke theksuar se protestuesit janë në të drejtën e tyre, ndërsa rreth akuzave se ai është organizatori, Berisha tha se kjo është e pavërtetë.

 

Protestat të organizuara nga Berisha?
Berisha: I mbështes protestuesit e konsideroj legjitime, por nuk jemi organizatore, jemi force politike serioze. Nëse ne vendosim t’i organizojmë nuk i marrin leje kurrkujt,. Akuzat që bën Rama mund t’i bëjë vetëm Lukashenko. Sot protestuesit kërkojnë mburojë për qytetarët.

Numër i ulët i pjesëmarrësve në ditën e 8?
Berisha: Protesta ka tundi themelet e narkoshtetit. Çdo protestë ka ngritjet dhe uljet e saj, por sot ishte e admirueshme dhe vendimi për të sakrifikuar dhe për të qëndruar para Kryeministrisë. Ata po e bëjnë për qindra mijëra shqiptarë që janë të pambrojtur në këtë shtet. Merr vetëm deklaratat e ministrave në këtë krizë, se 140 euro mjaftojnë për të mos qenë të varfër, të gjitha këto dëshmojnë se janë të shkëputur nga realiteti dhe jetojnë në një luks të papërmbajtur

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...