Loja e 'Bravës'/ Basha i thërret në 'pritë' deputetët, bojkotohet

Hënë, 21 Mars 2022 16:56

 

Grupi Parlamentar bojkoton mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha pasditen e kësaj të hëne, të cilët i kërkojnë largimin e menjëhershëm nga selia që mban të uzurpuar.

Burime për SYRI bëjnë të ditur se deputetët nuk do të marrin pjesë në takimin me kryetarin e shkarkuar të PD.

Nga Kryesia të pranishëm pritet të jenë vetëm anëtarët e emëruar nga Lulzim Basha.

Sa i takon përfaqësuesve të Kolegjit të Kryetarëve, në takim do të jenë kryetarët e emëruar dhe jo ata të zgjedhur.

 

Të parët janë ata që i kërkojnë Lulzim Bashës të mos largohet nga PD. Ndërsa kryetarët e zgjedhur me votë, duan që Basha të ikë dhe t’i hapet rrugë bashkimit të Partisë Demokratike.

Basha kishte planifikuar t'i fuste në kurth për deputetët, duke i vendosur përballë presionit të mbështetësve të tij, që do të jenë në mbledhje.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e thuhej se sot do të vendosej për zgjidhjen e krizës që po kalon selia blu. Por në fakt, Lulzim Basha nuk e sheh zgjidhjen përmes dorëheqjes së tij, por me siguri pritet të sajojë lojën e radhës për të mos e lëshuar karrigen.

Grupi parlamentar, në shumicë dërrmuese kanë mbajtur qëndrime të forta kundër Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku kandidatët e tij u renditën të tretët, disfatë e cila i ndodhte PD-së për herë të parë në 31 vite, që prej themelimit.

Dhe me votë u faktua se opozita e vërtetë e vendit është 'Shtëpia e Lirisë' dhe lideri historik, Sali Berisha, të cilët fituan bashkinë e Shkodrës dhe u renditën forcë e dytë 4 bashki të tjera.

Lulzim Basha është shkarkuar me votë unanime nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar i 11 dhjetorit, votim i cili u ratifikua nga 44 mijë demokratë në referendumin e datës 18 dhjetor

Modifikuar më E mërkurë, 23 Mars 2022 10:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...