Basha 'fshihet' me dorëheqje/ I shkarkuar nga 44 mijë demokratë

Hënë, 21 Mars 2022 18:04

 

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen.

Pasi u shkarkua si kryetar i PD nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit, Basha sot është larguar.

Vendimin ai e ka njoftuar gjatë mbledhjes me disa deputetë të grupit parlamentar, Kryesinë dhe Kolegjin e kryetarëve të emëruar prej tij.

 

 

“Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh të paparimta dhe te pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore. Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD. I vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve.

 

Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur për karrigen e kryetarit. Unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do bëj gjithçka që t’i japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedhë të ardhmen.

Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj për këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standardeve tona si demokratë. Ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize dhe përbashkimi parimor më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD. Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet PD dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.

Shqipëria meriton dhe do të ketë një PD të fortë, parimore, në krah të interesit qytetar dhe kombëtar dhe të aleatëve strategjikë. Siguroj të gjithë demokratët, simpatizantët, mbështetësit, dhe votuesit tanë se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në zemrat e demokratëve. Me vendosmërinë e pathyeshme për të vazhduar betejën me dhe për demokratët, me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë", tha ai.

Në 6 mars, Lulzim Basha përfundoi i treti në zgjedhjet e pjesshme vendore dhe presoni ndaj tij u shtua ndjeshëm. Kjo edhe për faktin se për herë të parë në 31 vite, PD u katandis forcë e tretë politike dhe ra në 113% të votave.

Deputetët e grupit parlamentar kërkuan largimin e menjëhershëm të Bashës, duke theksuar se dorëheqja e tij i hap rrugë bashkimit të PD.

Opozita e vërtetë në 6 mars u faktua 'Shtëpia e Lirisë' dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, duke fituar bashkinë e Shkodrës dhe në 4 bashkitë e tjera ishin forcë e dytë politike

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...