Pyetet për dorëheqjen e Bashës, Meta: Pranvera erdhi për të gjithë ...

Tuesday, 22 Mars 2022 21:08

 

Presidenti Meta ka folur pas vizitës në kryegjyshatën bektashiane, ku ka dhënë sinjale shprese dhe urime për shqiptarët, në këtë ditë pranvere.

'Është kënaqësi që t’iu uroj të gjithë shqiptarëve, në këtë ditë të bekuar të Sulltan Novruzit, urimet më të mira në realizimin e dëshirave të tyre. Në këtë ditë të ripërtëritjes së natyrës, të ardhjes së pranverës duke lënë dimrin pas, edhe shpresat të rriten, për një të ardhme më të mirë.

Pranvera është një stinë e jashtëzakonshme, nuk vjen kurrë me një lule. Ne 22 Marsin, prej 30 vitesh e kemi dhe festë të demokracisë, pranvera dhe demokracia janë në sinkron me njëra tjetrën', tha Meta.

Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të gazetarëve, për të marrë një koment nga Meta në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, presidenti nuk pranoi që të bënte komente, përtej asaj për simbolikën e 22 Marsit.

A po vjen pranvera dhe për opozitën?

Meta: Pranvera është për të gjithë qytetarët, për të gjithë shqiptarët, pranvera ka lule, është gjithëpërfshirëse. Këtu jemi për pranverën, dhe unë e dua shumë pranverën, pasi edhe kam lindur në pranverë, nuk është ndonjë sekret që të them që unë emrin e dytë nga gjyshja e kam Novruz.

Nuk kam asnjë përgjigje për këtë, këto pyetje nuk kanë vend këtu në dyert e kryegjyshatës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...