Nga lidhja me DASH te vendimi për Berishën/ Matt Palumbo: Soros ka shpenzuar 20 mld dollarë

E mërkurë, 23 Mars 2022 09:52

 

Gazetari amerikan, Matt Palumbo, tha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, se George Soros ka shpenzuar 20 miliardë dollarë në karrierën e tij, për të diktuar politikat në vende të ndryshme, përfshirë edhe SHBA.

Palumbo rendit faktet e forta sipas tij që implikojnë Soros në shkatërrimin e ligjit dhe rendit në SHBA, ndikimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhjet me administratën aktuale, kontaktet me Hillary Clinton, ish-sekretare e shtetit nën administratën Obama, e deri te vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Palumbo thotë se Soros ka rol në sanksionimin e liderit historik të PD nga Anthony Blinken.

Për të gjithë këtë veprimtari gjatë gjithë karrierës së tij Soros ka shpenzuar 20 miliardë dollarë, thotë Palumbo.

 

Pjesë nga intervista në 'A Show'

Adi Krasta: Cilat janë 5 faktet të cilat janë kokëforta?
Matt Palumbo: Shpenzimi i 20 miliardëve dollarë në karrierën e tij. Miliardat që kanë lënë menjanë. Planet për pasardhësit, çfarë do të bëjë kur të mos jetë më. Shkatërrimi i ligjit dhe rendit në SHBA. Sanksionet që janë ndërmarrë ndaj Berishës. Lidhjet me DASH. Mbështetja për Hillary Clinton. Ka edhe një shembull në libër, informacione që kanë rrjedhur, të dërguara mes tij dhe Clinton. Ukraina, le të themi që është një vend që ai ka shumë influencë. Ka dhuruar gati 20 mln dollarë, kur Poroshenko erdhi në pushtet, Soros u mbështet prej tij. Është zotuar edhe për të dhënë miliona të tjerë dollarë për Ukrainën.

Adi Krasta: Ju e keni takuar ndonjëherë Soros?

Matt Palumbo: Djali i tij ka qëndruar me mua në të njëjtin qytet, ndoshta në të njëjtin hotel...

Adi Krasta: Ndoshta ky është një lajm shumë sensacional, ju do ta keni të gjithë Amerikën në dispozicion këtu në Tiranë, Shqipëri.

Evi Kokalari: Do të doja që Matt Palumbo dhe Alex Soros të ishin përballë dhe t'i japë librin që ka shkruar për George Soros.

Adi Krasta: Interesante. Besoj se ky do të jetë fillimi i librit të ri, 'isha në hotel, në Tiranë dhe atje po pija një kafe me këtë person'.

Matt Palumbo: Planifikoj të shkruaj një libër tjetër që është zgjerimi i librit që kam shkruar për Soros. Do të qëndroj disa ditë këtu. Dhe brenda këtyre dy ditëve kam mësuar materiale shumë interesante

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...