“Kërkesa për largimin e Berishës, e sforcuar nga të huajt”/ Kokalari: Me dorëheqjen e Bashës humbi dikush tjetër

E mërkurë, 23 Mars 2022 09:56

 

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari, në një studio televizive ka folur në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës, një akt që e quajti të pakuptimtë, pasi ai ishte tashmë i shkarkuar që më 11 dhjetor. Ajo e quajti të vonuar hapin e marrë nga Basha për lirimin e selisë blu, pasi kjo duhej të ndodhte që në dhjetor dhe janë muaj të humbur për PD-në. Kërkesën që edhe ish kryeminsitri Berisha të bëjë një hap pas e të mos kandidojë për kreun e PD-së, Kokalari e ka quajtur një kërkesë të ndikuar nga të huajt.

“Nuk jam e sigurtë se për çfarë po jep dorëheqjen pasi ne e shkarkuam në 11 dhjetor. Më vjen mirë që vendosi ta lërë selinë pasi kështu e shikoj unë, por i gjithë grupi i këtyre që kanë bërë shfaqje, kanë bërë shumë gabim sepse po i shtojnë më shumë stres, pasi mund ta kishim mbyllur në dhjetor, mund ta kishim mbyllur në janar dhe po e mbyllim në mars. Kërkesa e largimit të Berishës në të njëjtën kohë me Bashën ka qënë e sforcuar nga ndërhyrjet e huaja pasi po e shikonin se nuk po e mbanin dot Bashën aty ku duhej. Kam idenë në një pikë mundohesh e mundohesh dhe lodhesh dhe të gjithë u lodhën dhe unë për mendimin tim dje kur dha dorëheqjen Basha nënqesha pasi mendova se Basha nuk ka asgjë të bëjë këtu por këtu humbi dikush tjetër”, tha ajo.

Kokalari ka hedhur poshtë gjithashtu edhe dyshimet se mund të jetë një nga kandidaturat për postin e kryetarit të ardhshëm të Partisë Demokratike. /

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...