PD 'digjej' - Kunati i Lulzim Bashës blinte mijëra metër katrorë biznese, transaksione me vlerë mbi 3 milionë €

E mërkurë, 23 Mars 2022 18:50

 

 

Kunati “big money” i Lulzim i Bashës, e ka shtuar pasurinë e tij në ditët më të këqija të Partisë Demokratike.

Në një kohë kur Partia Demokratike vlonte, pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit, pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA dhe PD ishte në proces zgjedhor, Erion Isufi dhe kompanitë e tij shtonin pasuritë.

Nga një investigim i CNA rezulton se Erion Isufi ka blerë pasuri me disa mijëra metër katrorë.

 

 

Bëhet fjalë për mijëra metër katror sipërfaqe biznesi, apartamente dhe garazhe në një nga zonat më shtrenjta në Tiranë.

 

Këto pasuri janë blerë në muajin gusht të vitit 2021 për kompaninë Moveo Albania Technology, e cila është nën pronësi të Erion Isufit dhe babait të tij tashmë të ndjerë.

Transaksionet shkojnë në miliona euro, duke nisur nga mbi 1 milionë e 470 mijë euro dhe deri mbi 3 milionë euro.

Apartamente, vend-parkime jo pak, por pesë të tilla, njësi tregtare, që në total kapin shifrën e mbi gjysmë milionë euro pasuri, të blerë nga Erion Isufi dhe kompania e tij, në kohën që PD i kishin mbetur vetëm bravat dhe vulat.

Në ditët në vijim, pritet të dalin në pah dokumente se si Erion Isufi, kunati dhe vjehrri i ndjerë, Xhaferr Isufi, blenë pasuri të patundshme, biznese, apartamente dhe të tjera./ CNA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...