Investitori strategjik/ Vendimi i Ramës rrëzon pretendimin e Gaz Pajës për resortin luksoz në Dhërmi

E Enjte, 24 Mars 2022 18:26

 

Aktori Gazmend Paja pretendon se në vendimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) për ndërtimin e një resorti turistik në Dhërmi, nuk është përfituar tokë publike apo shtetërore.

Sipas vendimit, Paja cilësohet ‘investitor strategjik’ dhe kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro në një hapësirë 133 mijë metra katrorë tokë.

Aktori i cilëson shpifje akuzat se në këtë sipërfaqe është përfshirë dhe një pjesë tokë publike, duke shtuar se toka është blerë nga pronarë të ligjshëm.

Aktori pretendon se ndërtimi i resortit do të bëhet nga një kompani e huaj me të cilën kanë lidhur marrëveshje.

 

Megjithatë në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike thuhet se investitorët do të jenë kompania e aktorit dhe Stratek.

Për marrjen e statusit të ‘investitorit strategjik’, Paja thotë e kjo është një e drejtë që ia jep ligji në bazë të vlerë së investimit.

Vetë Paja thotë se kusht për këtë është dakordësia e të gjithë pronarëve të tokës ku do të bëhet investimi.

Por ndonëse investimi është miratuar nga AIDA, aktori shton se me një pjesë të pronarëve ende nuk ka marrëveshje dhe negocimi vazhdon.

“Dhërmi Resort” parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...