Meta: Të bashkohemi për të rikthyer shpresën dhe drejtimin e duhur

Premte, 25 Mars 2022 14:45

 

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje sot se shqiptarët duhen të bashkohen që të ndalin shpopullimin alarmant të vendit dhe të rikthejnë shpresën, duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe duke rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!

Thirrja e Presidentit është e përsëritur, nxitur nga të dhënat e fundit alarmante të organizatave ndërkombëtare për numrin e lartë të azilkërkuesve dhe të emigrantëve nga Shqipëria.

Meta shkroi në FB: “Vitin e kaluar, sipas "European Union Agency for Asylum", 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

 

 

Largimi i të rinjve si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.

 

Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje! Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...