Çmimi i naftës, Manjani: Të rrojë partia dhe bordi komunist i Ramës

Saturday, 26 Mars 2022 11:07

 

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar mëngjesin e sotme çmimet e reja të karburanteve në vendin tonë, të vendosura nga bordi i propagandës së Edi Ramës.

Manjani shkruan, se meqë nuk ka zgjedhje tani, Rama i bie me top çmimeve.

 

Sipas ish-ministrit, bordi u krijua për të ulur çmimet, por vetëm po i ngre.

 

‘Ky bordi i naftës u krijua për ta ulur apo për ta ngritur çmimin e naftës?!

 

Logjika ta do që qeveria ndërhyn në treg për të ulur çmimin, ndërsa qeveria e jonë e ngre!!!

Mirë që vendos çmime në treg si qeveritë komuniste, por përse nuk i mban të ulura siç bënin komunistët?!

Ngaqë punon për popullin dhe e do shumë prandaj.

Tani që s’ka zgjedhje i bie në top.

Të rrojë partia pra dhe ti gëzojmë komunistët e rinj të kapitalizmit fallco!’, shkruan Ylli Manjani në faqen e tij në Facebook

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...