Noka nga selia e PD: Këtu ka vend për të gjithë edhe për Bashën

Saturday, 26 Mars 2022 12:41

 

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar mesditën e sotme në selinë e PD-së, ku kanë inspektuar edhe bunkerizimin që kishte bërë deputeti Lulzim Basha.

Duke folur për mediat, anëtari i Komisionit, Flamur Noka u shpreh se në PD ka vend për të gjithë edhe për Lulzim Bashën.

‘Dy janë mesazhet që ju përcjellim

Ç’bunkerizmi i selisë së PD-së dhe rrugën nga çdo demokrat në bazë e deri tek deputetët e kemi së bashku.

 

Pas ç’bunkerizimit, selia do të jetë e hapur për çdo demokrat. Nuk duam ta kujtojmë këtë situatë që kaloi PD dhe do të shikojmë para', tha Flamur Noka.

Nuk mund të mbetemi peng i bunkerit. Beteja do të jetë me regjimin’, tha Flamur Noka.

A ka vend për Bashën në PD?

Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë të këtij vendi, që nuk pajtohet me regjimin dhe lufton kundër regjimit. Nuk do të jetë më parti e bravave dhe dyerve të mbyllura, por është parti e hapur për të gjithë. Për Lulzim Bashën i cili do të jetë një nga kolegët tanë dhe për këdo që jep kontribute.

Tani nuk kemi asnjë ndarje, gjithçka për bashkimin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...