Zjarri fatal në komisariat: 'Helsinki' paralajmëroi për kushtet e rënda dhe mbipopullimin

Diel, 27 Mars 2022 18:34

 

Vetëm dy javë më parë, për komisariatin e Kamzës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paraqiti një raport për kushtet e trajtimit të të arrestuarve. Po ashtu, Këshilli i Europës ka ngritur shpesh alarmin për mbipopullimin e burgjeve. Ngjarja e Kamzës risjell në vëmendje problemet serioze të burgjeve dhe komisariateve në vend, që nuk gjejnë zgjidhje.

Ngjarja e rëndë në Komisariatin e Kamzës mund të ishte shmangur, ndërsa risolli në vëmendje temën e ndjeshme por të pazgjidhur të mbipopullimit të burgjeve apo të qelive të paraburgimit nëpër komisariate. Arben Mici dhe Dilaver Idrizi ishin njohur të dy me masat përkatëse të sigurisë, “Arrest me burg”, por për shkak të mbingarkesave në IEVP, ata u rikthyen në qelitë e paraburgimit në komisariatin nr 5, aty ku dyshohet se thurën planin e arratisjes, por që dështoi. Pikërisht për komisariatin e Kamzës, rreth dy javë më parë, Komiteti Shqiptari i Helsinkit, tregonte kushtet e vështira me të cilat përballeshin të arrestuarit.

"Nga kqyrja pamore e realizuar në dhomat e sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatit të Policisë nr. 5 (Kamëz) u konstatuan kushte shumë të vështira higjieno-sanitare dhe jo të përshtatshme sa i përket mungesës së ajrimit, mungesës së dritës natyrale, mungesës së sistemit të ngrohjes, etj."

Nga ana tjetër, vazhdimisht Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës, në varësi të Këshillit të Europës, ka tërhequr vëmendjen mbi çështjen e mbipopullimit.

“KPT-ja dëshiron të theksojë gjithashtu se, për individin, paraburgimi mund të ketë efekte të rënda psikologjike. Niveli i vetëvrasjeve midis të ndaluarve në paraburgim mund të jetë disa herë më i lartë se ndërmjet të burgosurve të dënuar1 , si edhe mund të pësojnë pasoja të tjera të rënda, siç është thyerja e lidhjeve familjare, ose humbja e punës, ose akomodimit”.

Por pavarësisht kësaj, përfshirë edhe ngjarjes tragjike të Kamzës mbrëmjen e të shtunës, premisat për të parë një përmirësim të gjendjes janë pesimiste. Vetëm në një javë, Policia e Shtetit ka ndaluar, arrestuar dhe shpallur në kërkim 558 persona, ndër të cilët 161 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, përfshirë kontrabandimin e lëndëve narkotike, emigrantëve apo të arrestuar për posedim arme, krime ndaj personit etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...