Thirrje e Ilir Metës në Ditën Botërore të Teatrit: Të mos lejojmë më, ringjalljen e ‘kazmave të diktaturës’

Diel, 27 Mars 2022 19:29

 

Me pamjet dramatike të shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar, natën e 17 majit 2020, Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot Ditën Botërore të Teatrit.

Ai ka gjetur rastin t’u shprehë mirënjohjen, të gjithë aktivistëve që luftuan për mbrojtjen e asaj godine dhe të vlerave që ajo mbartte dhe njëherësh i bëri thirrje qytetarëve për të mbrojtur vlerat, për të mos lejuar ringjalljen e “kazmave të diktaturës”, siç e ka cilësuar.

 

“Sot, në Ditën Botërore të Teatrit, - shkruan kreu i shtetit, - u shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë artistëve jokonformistë dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, edhe pse të tradhtuar, i dhanë zë me forcë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.

 

Të jemi më të vëmendshëm dhe më të ndërgjegjshëm për të mbrojtur vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...