Corriere: Mjekët shqiptarë kushtuan 3 mln euro, mes tyre dhe një pompist benzine. Rama i përdori për ...

Hënë, 28 Mars 2022 15:52

 

Një denoncim i fortë vjen sot nga e përditshmja italian Corriere della Sera, me objekt ndihmën e Shqipërisë gjatë situatës së vështirë që Italia po kalonte në fazën fillestare të pandemisë globale.

‘Covid Lombardia, misioni shqiptar në 2020, mes festave e gjobave e me një punëtor pompe benzine i infiltruar mes mjekëve’, është titulli i artikullit të medias italiane e cila e nis menjëherë me pyetjen; A ishin vërtetë të nevojshëm? ‘Shqiptarët ishin miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro’, shkruan Corriere della Sera.
Nga Andrea Galli-Corriere della Sera

 

Ndoshta pa tymnajën e skenarëve me spiunazh si në rastin e misionit rus (nga 104 persona, 72 ishin ushtarakë e agjentë të shërbimeve), delegacioni shqiptar që mbërri në mars 2020 në Lombardi e veçanërisht në Breshia gjatë Covid-19, mbartte sidoqoftë gjëra pa lidhje me thelbin e operacionit.

 

I cili ishte të na ndihmonin në ato kohë të errëta të fillimit të pandemisë, neve, vendin më të goditur në Evropë, të vulosur në “zona të kuqe”. E megjithatë, ndonëse dihen tashmë ahengjet e festat alkoolike t shqiptarëve në hotelin që i priti në Breshia, madje ndërhyrjet për heqjen e gjobave për grumbullim, dhe nëse edhe në atë rast kishte një marrëveshje midis kryeministrit të atjeshëm (Edi Rama) dhe atij italian Giuseppe Conte, dikush duhet të sqarojë se çfarë dreqin kërkonte një punonjës pike karburanti në grupin prej 30 mjekësh e infermierësh, midis të cilëve spikatën të rinj profesionistë me vlera.

Tre milion euro

Ndoshta ngaqë u hapim dyert të gjithëve. Ekipi mjekësor nga Tirana udhëtoi në një avion të mbushur me pará – nuk pati asnjë hetim, as atëherë e as më pas nuk u bënë verifikime. Shumë më tepër pará nga sa ishin të nevojshme për të jetuar në Brescia, aq më tepër që shqiptarët ishin mysafirë, ashtu si dhe rusët, duke na kushtuar 3 milion euro.

Tani, duhen evituar skenarë filmash të sugjestionuar nga vetë rusët, të për të cilët u desh një plan i tepruar survejimi nga policë, karabinierë, ndjekje, inspektime dhe aktivitete inteligjence – me pak fjalë hetues të fshehur që iu rrinin nga pas në çdo lëvizje, kur mund të bëhej edhe pa to, duke evituar rëndimin e forcave të rendit, ndërkohë të tejngarkuar për shkak të pandemisë.

Pas kësaj, në këtë histori retrospektive duhet evidentuar veprimi ngjitës i avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpesh mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj dhe njeri mjaft i dëgjuar në institucionet tona, dhe duhet shtuar që jo gabimisht që në transitin e brendshëm drejt Lombardisë, pas mbërritjes në Romë me avion nga Tirana, u impenjua Guardia di Fianza, duke pasur parasysh misionet e saj dhjetravjeçare të Shqipëri, për shembull në zbulimin e kultivimeve të drogës, që shpesh i kanë veshur Shqipërisë kostumin e “narkoshtetit”.

Njerëzit e Ramës

Analistët ndërkombëtarë e kishin përmbledhur thelbin e delegacionit si një lëvizje gjeopolitike legjitime e të rregullt nga ana e kryeministrit Rama, manovër klasike diplomatike për të fituar kredit dhe pikë të mëtejshme në përpjekjet për të hyrë në Bashkimin Evropian. Për të pritur shqiptarët dolën drejtuesit rajonalë që iu uruan punë të mbarë.

Duke iu druajtur rrezikimit të karrierës, deri tani askush nuk ka ngritur akuza publike për aktivitetin e rusëve në spitale; nën zë, më tepër se një kanë thënë se ishin të dëmshëm. Në të njëjtën mënyrë përsëritet që, në përgjithësi, as njerëzit e Ramës nuk dhanë ndonjë kontribut domethënës. Kuptohet, duke filluar që nga ai punëtori i karburantit – siç është shkuara nga Corriere dhe provuar nga gazetarët shqiptarë – i cili përfundoi si ekspert i sëmundjeve infektive

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...