Tritan Shehu:Presidenti Biden kerkon te vendose vlerat morale perballe krimeve ne Ukraine!

Tuesday, 29 Mars 2022 11:46

Presidenti Biden kerkon te vendose vlerat morale perballe krimeve ne Ukraine!
9 fjalet pa leter te Presidentit Biden nga Polonia ndaj Putinit kane hapur nje debat te gjere ne bote, qe po vazhdon akoma!
Me kujtojne keto fjale ate deklarate urdheruese te Presidentit Regan ndaj Gorbacovit per “Murin e Berlinit” dikur, reaksionet per ate…
Por ishte koha qe “foli” per vizionin e dobiprurjen e saj.
Presidenti Biden nuk eshte hera e pare qe mban te tilla qendrime te forta ndaj agresoreve dhe genocideve.
Le te kujtojme pak cfare ai thoshte si Senator, pa “doreza” ndaj krimeve te Milloshevicit ne mbrojtje te lirive e vlerave ne Ballkan e Kosove.
Ai ka qene i tille ne politike.
Dhe eshte shume pozitiv fakti qe edhe sot si President po akuzon fort edhe ne planin moral, shkaktaret e asaj tragjedie.
Thirja e tij nuk eshte nje “komplot” per grusht shteti dhe as per “atentate” ne Rusi, eshte nje thirje morale, e bazuar mbi te drejten e perpjekjet per te penguar e denuar genocidet…si dikur fliste ndaj Milloshevicit.
Eshte prej nje “njeriu” e politikani, qe perpiqet t’i kujtoje njerezimit vlerat morale, mbi te cilat duhet te mbeshtet paqja dhe bashkejetesa midis popujve.
Nuk ka asnje aresye qe ata qe besojne ne vlerat universale ta kritikojne per cfare tha.
Dhe “pacifistet” nuk ka pse ta quajne thirje lufte, kur ne fakt eshte thirje paqeje.
Ashtu si nuk ka asnje aresye qe dhe dikush per aresye “diplomatike” te perpiqet ta “zbuse” ate deklarate.
Sepse, sic ai vete edhe e rikonfirmoi, me ato 9 fjale ju drejtua popullit rus!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...