Skandali: Klodian Zoto ka marrë 9.8 mln euro për inceneratorin e Vlorës

Tuesday, 29 Mars 2022 13:33

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar sot një tjetër aferë skandaloze në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Ajo ka denoncuar me dokumente se si Edi Rama dhe qeveria e tij në 27 prill të vitit 2020, në kulmin e pandemisë dhe kufizimeve, i ka dhënë Klodian Zotos 9 milionë e 800 mijë euro për inceneratorin e Vlorës.
Kjo është hera e parë që flitet për këtë aferë, pasi asnjëherë nuk është publikuar ndonjë incenerator në Vlorë.

‘Në 27 prill të 2020, Klodian Zoto ITS ka marrë 9 milionë e 800 mijë euro për landfillin e Vlorës për të cilin deri më sot ne nuk kemi dëgjuar absolutisht asnjë gjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar jo vetëm publikisht por edhe në aspektet e dokumentacionit’, deklaroi Monika Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:

Të nderuar qytetarë, dal në komunikim mediatik sepse sot bëhen 394 ditë nga padia e parë që kemi dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme të ashtuquajtur SPAK.

E gjitha kjo që po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është një meritë e padiskutueshme e kallëzimeve që LSI ka depozituar në SPAK me fakte, dokumente për çdo shkelje ligjore për të cilën janë bërë në mënyrë proceduriale të njëpasnjëshme nga zyrtarë politikë të lidhur me kryeministrin.

Ashtu si u tentua me komisionin hetimor parlamentar që të varroseshin të vërtetat e kësaj afere korruptive, po kështu ju garantoj dhe një herë që nuk do të lejoj që kjo aferë e cila është afera më e madhe korruptive që ka ndodhur në këto vite nuk do të shuhet por do ta çoj deri në fund.

E them këtë me bindjen më të plotë sepse e kam thënë më përpara vazhdoj ta them që çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar i mirëfilltë kriminal, por jo vetëm kriminal por dhe politik. Sepse nëpërmjet parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishëm të jetës politike shqiptare.

Në fakt ajo që unë kam thënë herë pas herë, kemi vënë në provë dhe është në provë SPAK dhe është në provë çdo ecuri e kësaj çështjeje dhe kësaj dosjeje. Në radhë të parë dua të falenderoj të gjithë specialistët dhe ekspertët të cilët bënë të mundur përpilimin e të gjithë dosjes dhe hartimin e të gjithë padisë. Dhe për ta investiguar dhe zbërthyer të gjithë këtë aferë, e cila e kam thënë dhe përsëri vazhdoj ta them që sa herë preket me dorë nxjerrim nga një korrupsion të tmerrshëm të frikshëm të qeverisë së zotit Rama.

Jo vetëm komisioni hetimor por dhe SPAK-u përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos do të shikojnë që çështja e grupit të strukturuar kriminal, njëra nga këmbët e Meduzës është inceneratori por ka dhe disa këmbë të tjera të cilat do t’i bëjmë sot publike.

Në 27 prill të 2020, Klodian Zoto ITS ka marrë 9 milionë e 800 mijë euro për landfillin e Vlorës për të cilin deri më sot ne nuk kemi dëgjuar absolutisht asnjë gjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar jo vetëm publikisht por edhe në aspektet e dokumentacionit.

Vazhdojmë me listën e kontratave të kompanive të Klodian Zoto-s. Pra, Klodian Zoto nuk është i specializuar vetëm për inceneratorët por është i specializuar dhe për shumë vepra të tjera.

Në vitin 2016, ka marrë 1 milionë dollarë nga Ministria e Mjedisit, ndërtim i impiantit të pastrimit të grykëderdhjes së Lumit Shkumbin rikualifikimin e vijës bregdetare në Vilë Bashtovë, Rrogozhinë. Ka marrë po ashtu 320 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë, ka marrë po ashtu 650 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë përsëri. Ka marrë përsëri nga Ministria e Mjedisit 2 milionë dollarë. Më e bukura ka marrë 6.7 milionë dollarë nga OSHEE për vendosjen e matësave.

Më pas, përsëri në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, ka marrë përsëri nga Bashkia Rrogozhinë 1.5 milionë dollarë, ka marrë përsëri nga OSHEE drejtoria rajonale e Tiranës ndërtimi rrjeti të ri shpërndarës 20KW, 2 milionë dollarë.

Ka marrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 milionë dollarë për ndërtimin e bazës prodhuese të shkollës ‘Karl Gega’. Dhë përsëri ka marrë 255 mijë dollarë përsëri nga Ministria e Mirëqeniës Sociale

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...