Malltezi: Rama dhe Ahmetaj koka e aferës! Ja pse kryeministri po shet bashkëpunëtorët

Tuesday, 29 Mars 2022 19:59

 

Eksperti i mjedisit, Jamarbër Malltezi, deklaroi në Syri Tv këtë pasdite se disa prej padive që ka bërë për aferën e inceneratorëve janë mbajtur më shumë se një vit pa u depozituar. Malltezi tha se nuk kemi të bëjmë me një abuzim pabarazie në tendera, por kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal për të vjedhur miliona euro.

Sipas Malltezit, Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë përdorur si instrumenta nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj të cilët i cilëson kokat e aferës së inceneratorëve për të vjedhur miliona euro.

“Afera e inceneratorëve ka qenë shumëplanëshe dhe shumë problematike. Ka filluar me atë të Elbasanit në fund të 2014, më pas për herë të parë në një takim me deputetët e Elbasanit ngritëm këtë shqetësim. Kemi 7 vite që e ndjekim si çështje. Padinë e parë e depozitoi Nisma Thurrje, ashtu siç po e bën SPAK tani. Nuk është një aferë pabarazie në tendera, por aferë e një grupi të strukturuar kriminal për të vjedhur qindra miliona euro. Shtatë vite më pas nuk kemi inceneratorë.”-tha Malltezi.

Malltezi më tej deklaroi se qindra miliona euro të vjedhura me inceneratorët janë vullnet politik i kryeministrit Edi Rama dhe Arben Ahmetajt.

"Nëse s'do ishin këta të dy, Bllako dhe Koka, do ishin disa të tjerë, ishin instrumentat. Koka në këtë mes është Rama, Ahmetaj dhe Agaçi. Pa lëvizjen e tyre nuk mund të bëhej asgjë pasi Ministria e Mjedisin nuk i kishte këto para. Qindra miliona euro janë vullnet politik i Ramës dhe Ahmetajt. 9 procedura brenda ditës nuk bëhen direkt pa qenë të përfshirë Rama dhe Agaçi.”-tha Malltezi.

Sa i përket akuzave të SPAK për shpërdorim detyre, Malltezi tha se qëndrojnë por kemi të bëjmë edhe me një grup të strukturuar kriminal.

“Asnjë nga të arrestuarit nuk bënin dot 9 procedura brenda ditës. Nëse do i bënin do kishim gjëra ndryshe. Pas inceneratorit të parë kemi të dytin. Oreksi vjen duke ngrënë.”-tha Malltezi.

Sakaq, Jamarbër Malltezi deklaroi se Rama po i përdor bashkëpunëtorët e tij si koka turku për të marrë lavdërimke nga kukullat e soros.

"Akuzat që po i ngrihen nuk janë akuza që ti mbajnë gjatë për përgjegjësi penale. Pabarazi në tendera, jo një vepër që të mban gjatë. Rama i shet, i bën koka turku, merr lavdërime nga kukullat e Soros. Afera e vërtetë është vjedhja e 430 milionë euro."-tha Malltezi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...