Balliu nga selia blu: Basha veproi pa logjikë prej vetmisë! PD iu rikthye arsyes për të cilën u themelua

Tuesday, 29 Mars 2022 23:03

 

Deputeti demokrat Klevis Balliu tha në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e PD për emisionin 'A Show' në Syri Tv se blindimi i selisë nga Lulzim Basha, tregon një njeri që s'ka pasur asnjë arsye logjike për të mbyllur gjithçka për shkak të vetmisë.

Balliu theksoi se sot selia e Partisë Demokratike është e hapur për të gjithë ndërsa shtoi se PD i është rikthyer frymës për të cilën u themelua, për demokracinë, lirinë dhe parimet.

"Bunkerizoi PD-në për të gjithë. Ajo përçonte një mesazh politik jo të mirë, mesazh që të çonte drejt depresionin politik dhe mungesës së shpresës. Një parti e bunkerizuar nuk të çon drejt shpresës."-tha Balliu.

Balliu deklaroi se Partia Demokratike ka hedhur dyert e blinduara dhe ka rënë psikologjia e mbylljes dhe bunkerizimit të kësaj force politike.

“Partia Demokratike u hap për çdo qytetar, çdo demokrat, këtë përçon mesazhin tonë ndaj qytetarëve shqiptarë. Të gjitha dyert kanë qenë të blinduara por sot kanë rënë poshtë. PD i është rikthyer frymës për të cilën u themelua, për demokracinë, lirinë, parimet demokratike dhe hapjen ndaj qytetarëve. Qytetarët jam i bindur se po e marrin këtë mesazh.”-u shpreh Balliu.

I pyetur nëse do të shërbejë e gjithë kjo për një ardhme të besueshme, Balliu është i mendimit se rindërtimi dhe statuti i ri i Partisë Demokratike, është hapja e partisë dhe rikthimi i saj tek vota.

“Mediat e kishin të pamundur të futeshin këtu, sot janë mëse të lira. Kjo ngjarje që i ndodhi PD-së është e trishtë që s’duhet harruar. Nëse harrojmë historinë ajo është e destinuar të përsëritet. Nga kjo situatë mësuam se kur largohemi nga parimet demokratike kalojmë në marrëzi.”-deklaroi Balliu.

Nëse anëtarët e grupit parlamentar të PD janë futur në selinë e PD gjatë këtyre ditëve, Balliu tha se dera është e hapur për të gjithë.

“Mund të hyjë çdo demokrat pavarësisht mendimeve që ka pasur dhe ka sot. Ne na bashkon qëllimi për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Do gjejmë së bashku rrugën drejt bashkimit me çdo demokrat në gjithë vendin.”-tha Balliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...