SPAK-u ‘harron’ Subashin, kryebashkiaku i Fierit i përfshirë në aferën e inceneratorëve

E mërkurë, 30 Mars 2022 14:39

 

Ndonëse dokumentet zyrtare të aferës së inceneratorit të Fierit tregojnë se në këtë histori ka pasur një rol të dorës së parë edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, SPAK nuk ka marrë deri më tani asnjë masë në drejtim të tij. Subashi ka qenë në dijeni të të gjitha hapave, përfshirë edhe vlerën e shpronësimit, përpara miratimit të VKM, por ndryshe nga Alqi Blloko, i ka shpëtuar arrestimit

Prokuroria Speciale, SPAK, dyfishoi masën e arrestit për Lefter Kokën dhe Klodian Zoton, si edhe vendosi në qeli ish-zyrtarin e lartë të Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, nën dyshimet se kanë falsifikuar dokumentet e pronës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Sipas SPAK-ut, tre zyrtarët kanë kryer procedurat e shpronësimit të një sipërfaqe arë, duke e konsideruar sipërfaqe truall, e në këtë mënyrë i kanë shkaktuar shtetit dëm në vlerë 150 milionë lekë të vjetra

Dokumentet zyrtarë tregojnë se në këtë histori ka pasur një rol të dorës së parë edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili deri më tani duket se është toleruar nga prokurorët specialë.

Ministria e Mjedisit dhe “Integrated Technology Waste Treatment” lidhën kontratën për ndërtimin e inceneratorit të Fierit në Tetor 2016, me vlerë rreth 30 milionë euro. Në atë kontratë palët kishin rënë dakord edhe për vendin ku do të ngrihej impianti.

Por, pak javë më pas, kompania e Klodian Zotos kërkon nga Bashkia e Fierit ndryshimin e vendndodhjes, për shkak të problematikave të terrenit.

Subashi merr menjëherë masat, duke i propozuar Këshillit Bashkiak caktimin e një zone të re. Grupi i punës propozon 10 variante të reja, nga të cilat 7 ishin pronë shtet, pa kosto shpronësimi.

Kompania e Zotos, në dijeni të propozimeve, i sugjeron Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Fierit ndërtimin e inceneratorit në një sipërfaqe tokë arë në pronësi private.

Subashi, i gatshëm për kërkesën e Zotos, nis kontaktet me pronarët e tokës për shpronësimin.

Procedura e shpronësimit duhej miratuar nga zyrtari në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi.

Ky i fundit, pasi informohet nga Subashi për sipërfaqen e tokës dhe llojin e saj, njofton se vlera e shpronësimit për 462 milionë lekë të vjetra. Abeshi pyet Armando Subashin nëse Bashkia ka fonde dhe përgjigja është pozitive.

Pas këtij komunikimi, Lefter Koka, sekretari i tij i përgjithshëm, Alqi Bllako dhe Pëllumb Abeshi, përgatisin relacionin drejtuar Këshillit të Ministrave për shpronësimin e tokës.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, nënshkruar nga Edi Rama, toka e shpronësuar është “truall”, e cila ka një vlerë më të lartë se sa ajo që ishte në realitet, tokë arë.

Pasi merr në dorëzim vendimin e Edi Ramës, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi bën rolin e të paditurit, duke i vënë në dukje Ministrisë së Mjedisit se kishte një gabim, pasi shpronësimi ishte llogaritur për tokë “truall”.

Subashi ka qenë në dijeni të të gjitha hapave, përfshirë edhe vlerën e shpronësimit, përpara miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Ai e ka pasur shumë të lehtë që të konstatonte problematikën para se të miratohej vlera e shpronësimit. Megjithatë, rezulton se Subashi e ka lejuar vijimin e procedurës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...