13 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO/ Berisha: Ditë e madhe në historinë e Shqipërisë

Premte, 01 Prill 2022 20:41


Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar me rastin e 13 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se kjo është një ditë e madhe në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Postimi i Berishës:

Sot 13 vjetori i anetaresimit te Shqiperise ne NATO!

Te dashur miq, sot eshte nje dite e madhe ne historine Shqiperise dhe kombit shqiptar.

Si sot 13 vite me pare Shqiperia do pranohej anetare e Aleances se Atllantikut te Veriut ne Samitin e saj qe u mbajt me dt 2-4 prill te vitit 2009 ne Strazburg-Kiel.

Me kete akt historik Shqiperia lidhej ne aleance plolitike dhe ushtarake me vendet e lira me te fuqishme te botes. Vendi qe ne historine e tij te gjate kishte njohur pushtime me te shumta, me te egra e me te zgjatura, behej anetar i aleances me te pathyeshme te kohes te udhehequr nga vendi i madh i lirise ne bote, SHBA. Ne kete kontekst anetaresimi yne ne NATO shenon arritjen me te madhe te Shqiperise pas pavaresise saj.

Anetaresimi i Shqiperise, vendit ishkomunist me te izoluar te Europes ne NATO perbente nje nga objektivat me madhor te Partise Demokratike dhe qeverise saj. Partia Demokratike do te ishte forca e pare politike ne historine e Europes ish komuniste qe do kerkonte qe javen e pare te themelimit te saj anetaresimin e vendit ne NATO.

 

Qeveria e saj dale nga zgjedhjet e 22 marsit te vitit 1992 do te vendoste menjehere kontaktet dhe nder me te parat do firmoste nismen e Partneritetit per Paqe me Aleancen e Atllantikut te Veriut. Ne kuadrin e kesaj nisme do angazhohej ne nje bashkepunim te gjithanshem e te suksesshem me NATOn.

Me rikthimin ne pushtet ne vitin 2005 qeveria e koalicionit te PD ndermori me sukses gjitha reformat e medha dhe jetike te planit te veprimit ne rrafshin politik, ushtarak, ekonomik, financiar, social, luften me zero tolerance, kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit per anetaresimin e vendit ne NATO.

Me keto reforma dhe me mbeshtetjen e madhe e direkte te Presidentit G. Ë. Bush dhe qeverise se SHBA si sot 13 vjet me pare u be realitet endrra e madhe euroatllantike e dhjetorit 1990, anetaresimi i Shqiperise ne Alenacen me te madhe dhe me te fuqishme te lirise te te gjitha kohrave. Por rruga e Shqiperise drejt NATOs nuk ishte e sheshte.

Ne vitet 1992-1996 Partia Socialiste kundershtonte me rezoluta te paraqitura ne parlament bashkepunimin e Shqiperise me NATO.

Ndersa ne vitet 2005-2009 Edvin Kristaq Rama dhe albanofobe te tjere bene çdo perpjekje kunder anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Pas deshtimit ne keto perpjekje donkishoteske antikombetare Edvin Kristaq Rama do te organizonte me dt 5 Prill te vitit 2009 mitingun me portrete te Enver Hoxhes per te protestuar ndaj kesaj arritje historike te kombit shqiptar dhe do te deklaronte se ‘NATO eshte nata’!

Ne kete 13 vjetor shpreh mirenjohjen tone me te thelle ndaj te gjithe atyre qytetareve shqiptare, zyrtare, civile, ushtarake, drejtues, politikane qe me punen, mbeshtetjen e tyre bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen e Lirise, aleancen me te madhe politike dhe ushtarake te kohrave.

Nje mirenjohje e pakufishme ne kete pervjetor le te shprehim te dashur miq ndaj vendeve anetare ne teresi dhe SHBA, Presidetit George.Ë. Bush ne veçanti qe me mbeshtjetjen e tyre bene te mundur arritjen me te madhe ne fushen e sigurise per Shqiperine dhe shqiptaret. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...